I ri Cmim i reduktuar! E papërsëritshmja Vaçe Shiko më të madhe

E papërsëritshmja Vaçe

Violeta Librazhdi – Kadzadej NSA0105

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Saras
ISBN9789928152138

250 Lekë

-50%

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Violeta Librazhdi – Kadzadej i kushton libër ikonës së muzikës shqiptare, të ndjerës Vaçe Zela."E papërsëritshmja Vaçe" e ka titulluar shkrimtarja botimin e saj, në të cilin tregon kujtime të fëmijërisë së këngëtares që u nda nga jeta në 6 shkurt të këtij viti. Libri paraqet copëza kujtimesh që na kthejnë pas në kohë dhe tregojnë thjeshtësinë e një jete mbi të cilën u ngrit një art i madh.

Violeta Librazhdi – Kadzadej është lindur në vitin 1940, në një familje intelektuale prej disa breznish. Shkollën fillore dhe shtatëvjeçare e kreu në Lushnjë dhe mësimet e shkollës së mesme në gjimnazin "Qemal Stafa" në Tiranë. Në vitin 1962 përfundoi studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë me diplomë të shkëlqyer.

Punoi në Shkollën Pedagogjike dhe, më pas, në shkollën e gjuhëve të huaja "Asim Vokshi" në Tiranë, si mësuese e gjuhës shqipe dhe e letërsisë shqiptare. Është autore tekstesh mësimore të gjuhës dhe të letërsisë për shkollat e mesme. Vitet e fundit vazhdon të japë mësime për gjuhën shqipe, merret me redaktime dhe korrektime letrare. Aktualisht jep lëndën e gjuhës shqipe në liceun "Inkus" në Tiranë.

Të dhëna

Faqe200
ISBN9789928152138
Redaktori2014
GjuhaShqip
StatusiI ri