I ri Princesha Rugjinë Shiko më të madhe

Princesha Rugjine

Eqerem Canaj TO0374

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Princesha Rugjinë” është një roman historik, ku përshkruhet figura historike e princeshës Rugjina Balsha, e cila, në kohën e saj, bëri epokë dhe la pas histori bëmash të pamata. Nisur nga të dhënat historike, nga ngjarjet e ardhura deri në ditët e sotme, shkrimtari Eqerem Canaj e ka ndërtuar veprën në mënyrë artistike dhe me plot kolorit të pasur, me përshkrime të figurave tipike labe, të heronjve të romanit, të natyrës dhe të mjedisit, si dhe të personazheve pushtuese dhe grabitqare.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN978-9928-235-98-5

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në kontekstin historik ngjarjet zhvillohen rreth viteve 1396-1414, por copëza të historisë së Labërisë dhe të Lumit të Vlorës, vijnë deri në kryengritjet e Tanzimatit të Shqipërisë së Jugut në vitet 1847-1848. Gjergj Balsha, princi i Arbrit, ishte i martuar me Komitën, bijën e despotit Andrea Muzaka dhe, nëpërmjet këtij bashkimi, lindi Rugjina, e cila u bë princesha e Vlorës dhe e Kaninës.

FRAGMENT

Kësisoj, një mot dimri, më ra në dorë një gjethe e zverdhur motesh, e cila shënonte zdërhallet jetore të një njeriu, të një bije guri nga familja princërore e Balshajve, Rugjina Balsha, me bëmatat e së cilës qe shkruar historia e qytetit tim. Ishte një dokument i zverdhur tepër nga koha, ku shënohej: “Rugjina... Princesha e Vlorës dhe e Kaninës, e cila ruajti, pa i prekur nga armiqtë lakmitarë të përtejdetit, zotërimet mbi këtë truall gati prej dy dekadash, duke përballuar sulme gjaku mbi kalanë legjendare, e sfiduar përmbi dhunimin, kllapitë e pabesitë e panumërta, duke sjellë paqe mbi njerëzit e formuar, kësisoj, Qytetin e Rugjinës, mandej: Valarta, Valona, Aulona, Vlora...

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe176
ISBN978-9928-235-98-5
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13 x 20