I ri Cmim i reduktuar! Intertekstualja dhe disidentja te "Dimri i vetmisë së madhe" Shiko më të madhe

Intertekstualja dhe disidentja te "Dimri i vetmisë së madhe"

Met Dervishi NSA0103

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Në kulmin e lulëzimit të komunizmit në Shqipëri, në kapërcyell të viteve '70, Ismail Kadare do të përballej me një nga sfidat më të mëdha që një shkrimtar në ish-vendet komuniste, do ta kishte të vështirë ta realizonte, të kthente në një personazh pikërisht diktatorin e tij. 

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Saras
ISBN9789928152176

400 Lekë

-50%

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Hoxha e kishte shprehur prej vitesh dëshirën e tij për të shkruar kujtime, dhe për të botuar lira me emrin e tij, por një roman i cili do ta çonte emrin e tij shumë larg kornizave të Shqipërisë socialiste, ishte padyshim një joshje para së cilës Hoxha do të dorëzohej. Kadare e mori në lëkurë sfidën, për t'u përballur hapur me sistemin, i bindur se letërsia ka qoshka magjike prej së cilave mund të fshihte mesazhe, që tej në Europë, ku librat e tij kishin nisur të lexoheshin do të kuptoheshin lehtë, ndërsa lexuesin e vendit të tij do ta bënte të mendonte.

"Dimri i vetmisë së madhe" një nga veprat më të kritikuara në historinë e letrave shqipe, në kohën e botimit të tij të parë, do të ishte fitorja e parë e shkrimtarit ndaj sistemit dhe një shfaqje e hapur e një disidenti i cili ishte aty, në zemër të një prej regjimeve më të egra të ish-kampeve socialiste.

Me këtë roman, Kadare do të shfaqë jo vetëm gjenialitetin e një shkrimtari tashmë të konsoliduar, por dhe një opozitar tashmë të hapur ndaj regjimit, gjë që do t'i kushtonte më shumë përqendrim të kritikës zyrtare ndaj veprave të tij. Gati 40 vjet nga botimi i parë i këtij romani, profesori dhe studiuesi i letërsisë, Met Dervishi, i rikthehet këtij libri, për të sjellë për herë të parë një në historinë e studimeve shqipe, analizën e një vepre të plotë.

"Intertekstualja dhe disidentja te 'Dimri i vetmisë së madhe'" quhet libri i cili sapo është hedhur në treg nga shtëpia botuese "Saras". Një libër i cili vjen pikërisht në kohën e debateve mbi disidencën në letërsinë shqipe, dhe që tregon qartazi se disidentja te një shkrimtar i kalibrit të Kadaresë qëndron pikërisht në librat e tij. Nën kujdesin e prof. Xhevat Lloshit, Dervishi bën një analizë të kujdesshme të romanit, të parë në kontekstin e kohës dhe jashtë saj.

Të dhëna

Faqe236
ISBN9789928152176
Viti i Botimit2014
GjuhaShqip
StatusiI ri