I ri Cmim i reduktuar! Treni i nates, Martin Amis Shiko më të madhe

Treni i nates, Martin Amis

Martin Amis NSA0100

Libër i ri

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Saras

450 Lekë

-50%

900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

We’re looking for stars!
Let us know what you think

Më tepër

Vepra përshkruhet nga nota dhe tone që shprehin pesimizëm në lidhje me gjendjen e qenies njerëzore në kohët moderne. Në këtë pikëpamje, stili i tij mund të shihet si njëfarë ekzistencializmi.

Detektivja Majk Hulihën rrëfen detyrën që i kanë ngarkuar si detektive të zbulojë një vetëvrasje dhe ndërkohë parashtron edhe rrugëtimin e jetës së saj që ka kaluar në peripeci të dhembshme, që nga dhunimi seksual tek ai fizik. Gjatë kryerjes së detyrës, "ç'nuk më kanë parë sytë", thotë ajo. "Njerëz të hedhur nga lartësitë, të mbytur, me damarë të prerë, të betonuar, me trutë në erë, të shtypur petë".

Nëpërmjet rrëfimeve të personazheve, Martin Amis trajton një mori temash që shqetësojnë shoqërinë bashkëkohore dhe shumë "sëmundje" të saj, sidomos problemin e vetëvrasjes, që është dhe strumbullari i ngjarjes.

Ngjarja rrëfehet nga perspektiva e detektives Majk Hulihën, së cilës i është ngarkuar të zbulojë misterin mbi vrasjen e Xhenifer Rokuellit. Majk Hulihën është një ish-alkooliste dhe detektive e cila jeton me Tobin, një njeri që vuan nga mbipesha, në një qytet të paemërt amerikan. Hetimet zhvillohen diku rreth viteve 1990.

Gjatë rrëfimit, Majku zbulon se ka qenë abuzuar seksualisht që dhjetë vjeçe nga i ati, kundër të cilit ishte rebeluar dhe më pas kishte njohur e ishte lidhur me burra të dhunshëm. Pavarësisht nga të gjitha këto dhe nga mosbesimi karshi aftësive të saj, ajo bëhet një detektive e suksesshme. Ish-eprori, që është njëherësh edhe miku i saj, koloneli Tom Rokuell, i kërkon të hetojë dhe zbulojë shkakun e vetëvrasjes së vajzës të tij, Xheniferit.

Xheniferi ishte vajza e tij e vetme, me dy vëllezër, e bukur, e zgjuar, e qeshur, e dashur me njerëzit, e cila në dukje nuk ka asnjë arsye të vetëvritet. Tomi dyshon tek i dashuri i saj, Trejdër Folkner, një profesor i shquar. Gjatë hetimeve, Majku ushtron trysni mbi Trejdërin që ky të tregojë, por nuk ia del dot.

Më pas zbulon se Xheniferi merrte litium, një lloj qetësuesi dhe para se të vdiste kishte bërë në punë disa gabime të pazakonta për të. Majku arrin në përfundimin që këta faktorë janë thjesht pista të rreme, që Xheniferi i ka stisur qëllimisht. Ajo del në përfundimin që këto pista të rreme nuk i shpien hetuesit asgjëkundi dhe shprehin zbrazëtinë e jetës. Libri mbyllet me Majkun, e cila merr udhën drejt pijetoreve, edhe pse e di që alkooli do ta vrasë.

Të dhëna

Faqe148
Viti i Botimit2015
GjuhaShqip
StatusiI ri