





Jacqueline Sussan u lind në Filadelfia. Nënën e kishte mësuese dhe të atin piktor. Në shkollë, Sussan-i ishte një studente inteligjente, por dembele. Ajo shënoi testin më të lartë të inteligjencës, me 140 pikë në klasën e saj, duke bërë që e ëma të besonte se në një të ardhme të afërt do të bëhej një shkrimtare e mirë.
Mbasi mori diplomën, e ëma donte që ajo të fillonte të jepte mësim, por Sussan-i u shpërngul në Nju - Jork për të realizuar ëndrrën e saj: të bëhej aktore. Sussan-i luajti disa role në filma, si te "The women", kurse më vonë u bë modele. Në Nju- Jork, Sussan-i takoi agjentin e shtypit Irving Mensfild, me të cilin u martua.
Megjithëse e sëmurë, ajo ishte e vendosur të bëhej një autore e suksesshme dhe këtë e arriti me librin e bujshëm: "Lugina e kukullave". Fama e saj vazhdoi me botimin e dy romaneve të tjerë: "The love machine" dhe "Once is not enough". Më 11 janar 1973, Sussan-i u trondit shumë kur mësoi se ishte në fund të jetës së saj, por ajo ishte e vendosur ta mbaronte romanin e saj të fundit "Once is not enough".
Si të gjithë librat e mëparshëm, edhe ky korri një sukses të dukshëm, duke u renditur në listën e librave më të shitur të "Nju Jork Tajmsit". Mbas kësaj shëndeti i saj pësoi rënie të shpejtë. Kur u shtrua në spital për herë të fundit, ajo ra në koma për shtatë javë dhe vdiq në msohën 56 - vjeçare, më 1974.





