Jacqueline Sussan

Jacqueline Sussan u lind në Filadelfia. Nënën e kishte mësuese dhe të atin piktor. Në shkollë, Sussan-i ishte një studente inteligjente, por dembele. Ajo shënoi testin më të lartë të inteligjencës, me 140 pikë në klasën e saj, duke bërë që e ëma të besonte se në një të ardhme të afërt do të bëhej një shkrimtare e mirë.

Mbasi mori diplomën, e ëma donte që ajo të fillonte të jepte mësim, por Sussan-i u shpërngul në Nju - Jork për të realizuar ëndrrën e saj: të bëhej aktore. Sussan-i luajti disa role në filma, si te "The women", kurse më vonë u bë modele. Në Nju- Jork, Sussan-i takoi agjentin e shtypit Irving Mensfild, me të cilin u martua.

Megjithëse e sëmurë, ajo ishte e vendosur të bëhej një autore e suksesshme dhe këtë e arriti me librin e bujshëm: "Lugina e kukullave". Fama e saj vazhdoi me botimin e dy romaneve të tjerë: "The love machine" dhe "Once is not enough". Më 11 janar 1973, Sussan-i u trondit shumë kur mësoi se ishte në fund të jetës së saj, por ajo ishte e vendosur ta mbaronte romanin e saj të fundit "Once is not enough".

Si të gjithë librat e mëparshëm, edhe ky korri një sukses të dukshëm, duke u renditur në listën e librave më të shitur të "Nju Jork Tajmsit". Mbas kësaj shëndeti i saj pësoi rënie të shpejtë. Kur u shtrua në spital për herë të fundit, ajo ra në koma për shtatë javë dhe vdiq në msohën 56 - vjeçare, më 1974.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    1 100 Lekë In Stock

    Industria e medias dhe e kinematografisë është një botë që nuk fle kurrë. Botuesit, regjisorët, modelet, pop - staret rrinë zgjuar gjithë natën nëpër lokale dhe punojnë gjithë ditën në zyra të zbukuruara në stilin më modern të kohës... Në këtë botë ku është rritur Xhenjuëri Uejn, një vajzë magjepsëse, kërkon në Nju- Jorkun e zhurmshëm dhe në Los...

    1 100 Lekë
    In Stock
Showing 1 - 1 of 1 item