Një përrallë? Mund ta quash edhe kështu, nëse emërtimin e sheh duke iu referuar romantikëve, sepse dita dhe ëndrra përshkojnë njëra-tjetrën në mënyrë poetike. E megjithatë, në të njëjtën kohë janë çështje të realitetit tonë aktual dhe të ardhshëm që pasqyrohen në figura dhe fate të shumëfishta. Pra, diçka e tillë si roman? Le të themi: një roman-përrallë.
Në këtë vëllim janë përmbledhur tregimet, përrallat dhe disa poezi nga më të bukurat e autorit. Ende na merr me vete në Mbretërinë e Dëshirave, ku nëpër shkolla mësohet magjia. Bën humor me këmbënguljen e të vegjëlve, që pyesin për gjithçka. E në fund, bashkë me arushin pastërtor, na bën të përftojmë kuptimin e jetës. Në kaosin e vlerave të epokës sonë,...
Xhim kopsa dhe 13 të tërbuarit është një novelë gjermane për fëmijë e shkruar nga Michael Ende. Publikuar në vitin 1960, ajo u kthye në librin më të shitur për fëmijë në Gjermani pas periudhës së luftës pas refuzimit disa herë nga shtëpitë botuese.
Në këtë libër do të gjeni aventurat e këndshme të Xhim kopsës dhe Lukas makinistit me gjigandë të rremë, gjysëmkuçedrat dhe shumë qenie të tjera të jashtëzakonshme.
Ky është libri i dytë i aventurave të Xhim Kopsës dhe Lukas makinistit, për të cilët asnjë mal nuk është shumë i lartë, asnjë mur i pakalueshëm, asnjë rrugë tepër e gjatë kur bëhet fjalë për të arritur qëllimet që i kanë vënë vetes.