Libri na rrëfen historinë e një vajze të vogël, Jajes, që viziton gjysherit e saj në fshat dhe përjeton atje ndryshimet e 24 fazave diellore gjatë gjithë vitit.
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Duke e shfletuar këtë libër, së bashku me Jajën, do të kryeni një udhëtim të paharrueshëm në festat folklorike tradicionale kineze, do të mësoni për ritualet e vjetra, do të vëzhgoni kafshët dhe bimët dhe do të dëgjoni gjuhën e natyrës.
Aventure! Biskota! Ky liber i ka te gjitha! Sidomos per lexuesit e vegjel qe duan te bejne gjera te rrezikshme...
Oliver Tuisti është një djalë jetim dhe i varfër, të cilin e trajtojnë egërsisht në një strehë vorfnore. Pa asnjë kacidhe dhe i uritur, ky merr rrugën për Londër, po bëhet viktimë, duke rënë nën kthetrat e një bande grabitësish e xhepavjedhësish, që kryesohej nga krimineli Fexhin. Pas miqësimit me një zotëri bujar, në kohën kur burri bie pre e vidhet nga...
Gjithçka duket e humbur. Megjithatë, edhe një herë Dritës i duhet të tregojë fuqinë e vet dhe dashuria fsheh një tjetër sekret. Zoti i Territ po ia arrin qëllimit: frika e tradhtisë ka pushtuar Fairy Oak dhe Pervinka është detyruar të ikë. Binjaket janë ndarë... Aleanca e Lashtë midis Dritës dhe Territ është prishur. Mbrojtja e magjikëve thyhet, lufta...
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e dyte dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e trete dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
“Aventurat magjike” është një seri librash për pushimet verore për fëmijë nga klasa I deri në klasën V. Këta libra janë hartuar në bazë kurrikulës mësimore, e cila mbështet zhvillimin e kompetencave të fëmijëve. Ky tekst eshte per nxenesit qe kane mbaruar klasen e katert dhe duan qe te zbaviten dhe te mbajne te gjalle dijet qe kane marre gjate shkolles
Vjen në shqip një tjetër kryevepër e letërsisë botërore për fëmijë nga shkrimtarja finlandeze Tove Jansson. Kometa ne luginen Mumin eshte nje botim ne seri qe ka fituar zemrat e lexuesve te vegjel dhe eshte botuar ne dhjetera gjuhe te botes.
Seria me e shitur per femije dhe te rinj ne SHBA, Vendi i rrefenjave, i autorit Chris Colfer vjen me vellimin e katert ne shqip, “Pertej mbreterive”
Bazuar në shënimet prekëse të ditarit të 11-vjeçares Libby Scott, e cila rrëfen përvojën vetjake të autizmit, libri "A më shikoni mua?"'është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm, i fuqishëm dhe mbresëlënës I saj me autoren e famshme Rebecca Westcott. Ky libër do t'jua ndryshojë rrënjësisht mënyrën sesi mendoni për autizmin.
“Aventurat e Zhuzhusë” është pjesa e dytë e librit “Aventurat e Zozosë” dhe në të rrëfehet se çfarë rëndësie ka miqësia në jetën tonë, por gjithashtu edhe teknologjia.
Mposhtja e burrit me mantel te zi e ka nxjerrë Serafinën nga hija në mbretërinë e dritës së shtëpisë së saj, Pallatit Biltmor. Çdo natë ajo viziton të ëmën në pyll, e paduruar të mësojë zakonet e saj si macmal. Por Serafina gjendet e kapur midis dy botëve: është shumë e egër për zonjat e veshura bukur e me sjellje të stërholluara dhe shumë njerëzore për...
Zoti Libërxhepi ju rrëfen historinë e konteshës Berta dhe të gostisë së saj të përvitshme me mjaltë në çdo përvjetor të ndërtimit të kështjellës.
Një botim edukativ për nxënësit e ciklit 9-vjeçar: Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.
25 pjata të larmishme, të përgatitura vetëm me 4 hapa të thjeshtë, që do t'ju bëjnë të dashuroheni me përbërësit dhe do të jeni të shendetshëm falë dobive të tyre.
Pas shumë vitesh rikthehet Zihni Sako, me një libër për lexuesit e vegjël. Tregimtari, poeti dhe rrëfimtari shfaqet me një tufë vjershash fantastike, të shoqëruara me ilustrimet fantastike të Xhens Notes. Në fund të librit fëmijët do të gjejnë edhe disa vizatime të cilat presin për tu ngjyrosur nga vogëlushët
Isa është një mi, një mi me ngjyrë të kaltër ç'është e vërteta, që mund të flasë, të qeshë e të lexojë, si edhe ju. Kjo histori prekëse rrëfen udhëtimin e guximshëm të Isës kur ai përpiqet të shpëtojë familjen e tij nga një laborator i llahtarshëm dhe në rrugë e sipër zë miqësi të reja e ndihmohet sa herë është në rrezik...
Klasiku i madh për fëmijë, por edhe për të rritur, vjen tani me këtë variant të ri e të mrekullueshëm. “Por nëse ti më zbut, atëherë ne do të kemi nevojë për njëri-tjetrin. Ti do të jesh për mua i vetmi në botë. Unë do të jem për ty e vetmja në botë…”
Një libër që me ironi, fantazi dhe origjinalitet të mban pezull dhe të zbavit, duke të shëtitur përgjatë mijëvjeçarit, në përmbushje të një misioni në të mirë të njerëzimit. “Blu safiri” është vëllimi i dytë i trilogjisë së gurëve të çmuar, pasues i romanit “E kuqe rubini”. Ky është një roman aventurier dhe zbavitës, romantik dhe me humor, që ka rrëmbyer...
"Nëse keni mundësi të lexoni vetëm një roman për këtë vit, ai duhet të jetë vetëm "Trembëdhjetë arsye pse". Është i trishtueshëm, i mrekullueshëm, të thyen zemrën por njëherësh edhe plot shpresë."
Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës shpirtërore të shqiptarëve.
Do të nisni një udhëtim në shoqërinë e një djali nëntëvjecar të quajtur Bruno.(Edhe pse ky s'është Libra për nëntëvjecarët). Por, pa kaluar shumë faqe, bashkë me Brunon do të arrini te një "gardh me gjemba". Të tilla vija ndarëse eksiztojnë kudo, në të gjitha dimensionet e jetës. Urojmë që s'do t'ju duhet ta kapërceni kurrë një të tillë.
Kodoni website-in, aplikacionin dhe lojën tuaj, si dhe zhvilloni aftësi të vërteta kodimi me anë të kësaj metode mësimore mjaft argëtuese për fillestarët. Mësoni duke ndjekur udhëzimet hap pas hapi dhe përfundoni gjatë misione shumë interesante. Më pas provoni njohuritë tuaja duke koduar projektet tuaja individuale.