Catalog
Subcategories
Libri u shkrua dhe u botua në vitin 1974. Ngjarjet e romanit, të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur
Filozofia mund të na mësojë diçka mbi artin e jetës. Shpesh, ne nuk kemi kohë për të shpjeguar as një buzëqeshje të mistershme. Por, në këtë mënyrë, ne u largohemi edhe burimeve të pastra të lumturisë. Dhe lumturia mund të jetë diçka po aq e thjeshtë sa edhe zbulimi, që qielli është i kaltër, ose që zogjtë fluturojnë trumba-trumba
Në qendër të librit gjendet një baladë, dhe ishte më e urtë të përqendrohej vëmendja mbi ndërtimin e ngrehinës e shfaqjen e njëkohshme të legjendës. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Ismail Kadareja zgjedh tonin e kronikës dhe vë në punë një rrëfimtar të veçantë, murgun Gjon. Nën zhgunin e tij është fshehur një personazh i vërtetë
Një kryevepër e prozës që jo vetëm mahnit këdo për fuqinë e thellë simboliste, dhe mjeshtrinë narrative, por vjen në gjuhën shqipe me një histori të veçantë: Autori që e ka përkthyer është Ismail Kadare, i cili e njohu Ernest Heminguejn për herë të parë me lexuesin shqiptar, duke dhënë shtysa për modele të reja të shkrimit të letërsisë. Prandaj ky libër...
"Kamarja e turpit" ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit "Ura me tri harqe", me titullin "Pashallëqet e mëdha". Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet...
I ardhur me zërin e një mësuesi të ri, në një fshat ku bora ndërton kurthet më të mëdha se njerëzit, rrëfimtari Dibra aludon gjithë maskën e sistemit komunist, që shfaqej ashtu, si një borë, pa treguar aspak kurthet ndaj njeriut – sidomos të njeriut që kërkon të ëndërrojë, që kërkon të dashurojë, që kërkon të jetojë, që dëshiron të ecë
“Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia. Ky është rrëfimi i zakonshëm i shkrimtarëve kur kujtojnë fëmininë dhe rininë e tyre. Por ka përjashtime, veçanë-risht nga Ismail Kadare, shkrimtari i madh shqiptar. Nëna e tij? Një kukull. E brishtë, e lehtë si një kukull letre”
Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës.
Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin...
Ky roman shënon një nga veprat më të rëndësishme të autorit; sepse rrok raportin që fëmija krijon me botën, përmes një projeksioni autobiografik, ku qyteti i Gjirokastrës ka ngjyra magjike, të cilat vijnë mjeshtrisht në romanin e Kadaresë.
Në këtë tekst kërkohet lumturia. Në përgjithësi, është histori e çiftit shqiptar të pasviteve ’90, kur kuptimi i lumturisë ndryshoi krahasuar me epokën paraardhëse. Me ardhjen e lirisë së individit, epokë që e quajmë e demokracisë, ky çift kërkon mënyrat e veta për të hasur lumturinë, ndryshe nga individi i epokës totalitare. Teksti është bazuar në dy...
Veçori e ëndrrës shqiptare, është vizioni, janë idetë, është shpirti, perceptimi që kanë njerëzit për veten, për botën, për ëndrrat, janë disa nga shtresimet vizionare që krijojnë fizionominë e një periudhe, të një shekulli të veçantë. Pikërisht këtë shekull, shekullin e njëzetë shqiptar, rreket të na i rrëfejë personazhi i romanit “E zeza dhe e kuqja”
Kjo vepër, dëshmia e parë dhe tepër e rrallë e masakrës serbe në Prishtinë në pranverë të vitit 1981, u shkrua fill pas saj në vitet 1981-1983. Ndër të tjera ajo pati si qëllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botëror, me terrorin e ushtruar në Kosovë. Për fat të keq, pavarësisht nga ky synim, vepra u prit fare ftohtë nga Shqipëria zyrtare
Njeriu ngjan shumë me kafshën, e megjithatë, a mund që njeriu të dorëzohet? Ta pranojë se s’është veçse një kafshë? ‘Gjyzlyket e arta’ është historia tepër emocionuese e një jete njerëzore të shkatërruar pikërisht nga ata që ai i konsideron fqinjët e tij
A janë legjendat tona aq të vërteta sa ç’na janë servirur në shekuj?
Një armë e shkatërrimit në masë ka nisur rrugëtimin drejt Beogradit. Nëse bomba shpërthen, kjo do të shënojë fillimin e Luftës së Tretë Botërore.Bombë në Beograd është një rrëfim i zhanrit thriller, i shkruar në stilin e prozës filmike, plot aksion, ankth dhe intriga. Në sfond të të gjithë kësaj është dashuria në mes dy heronjve kryesorë
"Bij dhe dashnorë" është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë s'ka pasur djalë më të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa Pol Moreli, protagonisti i këtij romani.
Elvira Dones shkruan me një stil të pastër dhe të freskët, duke ngritur pyetje dinake mbi kulturën, artin dhe, mbi të gjitha, mbi gjininë.
Një rrëfim plot ndjenjë i kalvarit të jetës, në dukje banale, të banorëve të një pallati, që arrijnë të çelin baulen e të vërtetave të tyre para një vogëlusheje jetime.
Libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë. Beauvoir-i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë t'i varrosim thellë brenda vetes.
Një histori prekëse dhe frymëzuese e vendosur në Birmani, e cila zbulon një dashuri të mbushur me vështirësi dhe pasion, që do t’ju rikthejë besimin te fuqia e dashurisë për të lëvizur malet. Ky libër vjen për të gjithë ata që nuk reshtin së ëndërruari dashuritë përrallore dhe shohin te dashuria kuptimin më të bukur të jetës
Ky roman përmban mesazhe të rëndësishme për të gjithë. Të rriturve u rikujton se sa mizore mund të jetë bota e fëmijëve sidomos kur këta janë "të veçantë" dhe se sa dhimbje mund të mbartë ajo. Ndërsa fëmijëve u jep mesazhe ndërgjegjësimi, tolerance dhe miqësie, që në kohëra si këto tonat, janë gjithmonë e më të rralla.
“Lord Xhim”, një nga romanet më të mira të shekullit XX, trajton çështjet e ndërlikuara të nderit të humbur dhe fajit, shpagimit dhe heroizmit
Duke përshkuar historinë e Alisës dhe të Fricit, autori ndalet, me ironi, mbi aspekte të shumta që karakterizojnë marrëdhëniet në çift. Nga takimi me vjehrrit e ardhshëm, në hapat e parë në botën e punës, nga dashnorja e flaktë dhe depresive, te ndjekja e dehur në një varrezë, romani i David Foenkinos-ë është një karusel marramendës situatash që na duken...
Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson.