Romani "Fotografja franceze" është bazuar në historinë e pabesueshme por të vërtetë të modeles së revistës Vogue Lee Miller, e cila u kthye në një nga fotoreporteret e para femra të luftës.
Trilleri bestseller ndërkombëtar numër 1 i autorit të romanit Hipnotizuesi rrëfen historinë rrëqethëse të një vrasësi serial manipulues dhe të dy agjentëve të shkëlqyer të policisë, të cilët duhet ta mposhtin në lojën e tij.
Një histori e harruar. Një rrjet sekret grash. Një rrëfenjë për helme e hakmarrje. Mirë se vini në “Barnatoren e humbur”. Bestseller në “New York Times”. Nominuar për “Goodread Choice Award”
"Tula" kjo histori e mrekullueshme dashurie, që rrëfehet nga një personazh pa emër e që shfaqet në formën e një lakuriqi nate, na shoqëron në një botë të mbyllur ndaj Perëndimit dhe nëpërmjet rrjedhës së saj na pozicionon në disa labirinte shoqërore, ku në jetën normale nuk do ti frekuentonim kurrë.