Në romanin e tij autobiografik, autori tregon vuajtjet dhe peripecitë e një fëmijërie të rritur pa baba, nën diktatin e njerkut dhe motrës së tij të pashpirt; rruga e vështirë e tij për mbijetesë dhe suksesi i arritur si shkrimtar. Padyshim, “David Koperfildi” bën pjesë ndër librat autobiografikë më të arrirë...
Një histori që i ka rrënjët në natyrën njerëzore dhe në dritëhijet e saj. Një roman drithërues, i cili na fton të reflektojmë për çdo siguri tonën.
Kurt Sejit dhe Murka është një histori jete dhe vekje që sërish do ta ringjallni në përfytyrimet tuaja , ku sërish do të mund të gjeni veten tuaj në radhët e tij.Nuk do të dëshironi ta lëshoni nga dora.
Nga autorja fituese e shumë çmimeve, vjen një roman emocionues, i bazuar në historinë e dashurisë mes dy ikonave letrare, Sylvia Plath dhe Ted Hughes.
Kjo rrëfenjë fjalëkursyer është njëkohësisht një kronikë marramendëse e një udhëtimi të jashtëzakonshëm, një ushtrim në artin e durimit dhe një pranim i egërsisë së natyrës. Ky libër është gjithashtu një lutje për mbrojtjen e natyrës.
Qysh nga suksesi i saj i menjëhershëm, më 1813, “Krenari dhe paragjykim” ka mbetur një prej romaneve më popullore të letërsisë angleze. Vetë Jane Austen e quante këtë vepër të shkëlqyer “fëmijën e vet të dashur” dhe heroinën e saj plot gjallëri, Elizabet Benet, “si krijesën më të mrekullueshme të shfaqur ndonjëherë në libra”.
Ahmet Prençi sjell për lexuesit një histori bashkëkohore me një mozaik historish të vërteta. Romani “Anja” është vlerësuar me çmimin “At Gjergj Fishta”. Libri është botuar në Turqi nga Shtëpia Botuese “Artprint”
Një roman tejet i fuqishëm për forcën therëse të jetës, që magjeps dhe mallëngjen lexuesin. Fitues i çmimit “Strega” në Itali.
“Shtatori”, me ngjarjet që zhvillohen në Skoci, fillon në maj, pasi po përgatiten ftesat për një ballo që do të mbahet në fund të verës. Shtatori është një muaj i jashtëzakonshëm në Skoci, kur vera e shkurtër, e lavdishme po mbaron dhe tashmë dimri ngjyrë gri do t’i zërë vendin.
Vila e Pëlhurave i hap sërish dyert! Mbërrin vëllimi i katërt e i shumëpritur i sagës më të shitur të Anne Jacobsit. Një sagë që vazhdon të mahnisë dhe emocionojë miliona lexues në mbarë botën.
Një epikë intime, e pashlyeshme, Gurë dhe Hije bashkon fragmente jo vetëm nga historia turke e shekullit të njëzetë, por edhe nga Perandoria Osmane, Lindja e Mesme dhe Evropa. Së bashku ata formojnë një tablo befasuese të një shoqërie të pasur, komplekse që përfshin të krishterë, myslimanë sunitë, turq, kurdë dhe armenë.
Histori të patreguara më parë për tre vajzat e liderave më të pushtetshëm në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Konferenca e Jaltës dhe fati i botës i treguar nga një perspektivë unike nën penën e autores Catherine Grace Katz.
Elif Shafaku na dhuron një afresk të paharrueshëm të qytetit mbi Bosfor, prej nga nxjerrin krye një mijë fytyrat e një toke që të josh pa fund. Libri vjen ne treg per lexuesit pas dates 15 nentor 2023
Një histori e parezistueshme, herë komike dhe herë prekëse, që përzien lehtësinë dhe thellësinë, hijeshinë dhe butësinë, duke zbuluar marrëdhënien tonë me dhembjen, që pastaj është marrëdhënia jonë me veten.
Shkrimtarja e miliona kopjeve të shitura me librin “Vajza pa emër” sjell për lexuesit romanin e ri, “Trëndafila të humbur”, në qendër të të cilit janë tri gra të guximshme gjatë Luftës së Parë Botërore
Duke rendur nëpër dekada, tri romanet e para të John Updike. "Lepur, vrapo", (1960). "Lepuri kthehet" (1971) dhe "Lepuri është i pasur" (1981) - shpërfaqin Amerikën e klasës së mesme në të gjithë lavdinë e saj jo të përkryer. "Lepuri prehet" (1990), i fundit dhe fituesi i çmimit Pulitzer 1991, e vazhdon këtë shpërfaqje të shkëlqyer. Përveç kësaj, ai...
Ky botim në shqip i vëllimit II të Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançes, - veprës së konsideruar si romani i parë modern dhe polifonik, një ndër kryeveprat e letërsisë,- e bën të plotë ripërkthimin në shqip pas 100 vjetësh.
"Joyce rrëfen një histori të mahnitëse të magjisë, hakmarrjes dhe romancës në botën ende të pa eksploruar të Azisë. "Toka e rërës dhe këngës" është shkruar bukur me personazhe bindëse dhe nuk do ta keni të lehtë të lëshoni nga dora."