Yuval Noah Harari A-003355
Libër i ri
Nëse do të kuptosh në mënyrë të thelluar se çfarë po ndodh me qenien njerëzore sot dhe cilat janë sfidat e saj në të ardhmen, këto tre libra janë një udhëzues i shkëlqyer për këdo: Një vështrim i detajuar për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen nga Yuval Noah Harari, një prej mendjeve më brilante të kohës tonë. Ky set propozohet për lexuesit me rastin e 5-vjetorit të botimit të Sapiens, i cili deri më tani është shitur mbi 12 milionë kopje në të gjithë botën.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botart | |
Seti me tre libra, përmban:
1.Librin “Sapiens - Një histori e shkurtër e njerëzimit” e gjeni tek linku
Në këtë libër autori analizon të shkuarën e qenies njerëzore, të paraardhësit tonë, Sapiensit, i cili që në fillimet e para të jetës në tokë, shfaqi aftësi të forta përshtatje, bashkëpunimi me sojin e tij, dhe zotësi për të trilluar. Këto armë i dhanë mundësi që të dalë në krye të piramidës së qenieve të gjalla në planetin Tokë. Autori analizon tre fazat e revolicionit njerëzor: revolucioni konjitiv, revolucioni agro-bujqësor dhe revolucioni shkencor. Ky libër ndryshon perceptimin që do të keni për të kaluarën e njeriut në Tokë dhe do të kuptoni potencialin e jashtëzakonshëm që ka ai për të sunduar.
2.Librin “Homo Deus – Një histori e shkurtër e së nesërmes” e gjeni tek linku
Në këtë libër, i cili është një vazhdim i koceptit të Hararit për qenien njerëzore, flitet për të ardhmen e sapiensit. Ky është një libër futurologjik, por i bazuar mbi fakte, dhe procese evolutive. Inteligjenca artificiale e ka mundësuar që qenia njerëzore të jetë një algoritëm: Sipas autorit, tashmë mund të flitet edhe për hakimin e njeriut, - ashtu siç mund të hakojmë një email apo një rrjet. Zhvillimi i bioteknologjisë, shkencave kompjuterike dhe posedimi i të dhënave bëjnë të mundur që të hakojmë edhe njeriun. Sot lufta bëhet mes organizatave dhe qeverive për të kontrolluar Datat. Ky libër do t’ju qartësojë rrugën drejt të ardhmes dhe do t’ju japë këshilla që do t’ju vlejnë përgjithmonë.
3. Librin “21 leksione per shekullin e 21” e gjeni tek linku
Pas suksesit me dy librat bestseller absolutë ndërkombëtarë, “Sapiens”dhe “Homo Deus”, Harari sjell reflektime të thella për 21 çështjet më kritike të shekullit të XXI: Punësimi, politika, qeverisja, emigrimi, feja, politika, meditimi, informacioni, mjedisi, edukimi, etj., janë analizuar në një perspektivë të jashtëzakonshme, e cila ju qartëson gjithnjë e më shumë se ku po shkon bota e shekullit tonë.
Duke pasur këto tre libra në bibliotekën tuaj, ju do të përfitoni këshilla të cilat vështirë ti gjeni gjetkë, të ofruara bujarisht dhe pa sekrete, tek ndonjë mendje tjetër kaq e zgjuar. Njëherësh, duke përvetësuar njohuritë që sjellin këto libra, do të keni më shumë aftësi dhe siguri përballë të ardhmes.
| Lloji i botimit | Me kapak te trashe |
| Viti i Botimit | 2019 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
Gjithëpërfshirës, i thellë, provokuese dhe i guximshëm: Libri Sapiens ka sfiduar gjithçka që kemi ditur rreth qenies njerëzore: Mendimet tona, veprimet tona, fuqia jonë ... dhe e ardhmja jonë. Një bestseller absolut përgjatë tre viteve të fundit në Amazon dhe të gjitha platformat globale të shitjes së librit
Youval Noah Harari, autori i librit më të shitur: “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën ne do të përballemi me një sërë sfidash.
Harari është një prej mendjeve më brilante të kohës tonë në përshkrimin e diskursit historik të qenies njerëzore që nga fillesat deri në të tashmën, dhe ka aftësinë që të analizojë perspektivën tonë në dekadat e ardhshme. Librat “Sapiens” dhe “Homo Deus” janë bestseller-a absolutë të momentit në të gjithë botën.
Autori i dy librave më të shitur të momentit në mbarë botën, "Sapiens" dhe “Homo Deus”, Youval Noah Harari vjen me librin më të fundit në shqip, “21 leksione për shekullin e 21”. Këtu analizohen sfidat globale si epidemitë, inteligjenca artificiale, edukimi, fetë, kombet, punësimi, mjedisi, demokracia, etj., dhe ofrohen zgjidhje të cilat i shërbjenë ccdo...
Në një botë të pushtuar nga informacione kaotike, kthjelltësia është forca e vërtetë. Por, si mund t’i shohim gjërat në një plan më të gjerë pa na e rrëmbyer shikimin vogëlsirat? Një nga mënyrat do të ishte kthimi i syve tek e shkuara, panorama e madhe e vërtetë e gjithë species njerëzore. Kjo novelë e parë me ilustrime e titulluar “Sapiens: lindja e...
Yuval Noah Harari envisions a near future in which we face a new set of challenges. Homo Deus explores the projects, dreams and nightmares that will shape the twenty-first century and beyond - from overcoming death to creating artificial life.It asks the fundamental questions: how can we protect this fragile world from our own destructive power? And what...
How can we protect ourselves from nuclear war, ecological cataclysms and technological disruptions? What can we do about the epidemic of fake news or the threat of terrorism? What should we teach our children? In twenty-one bite-sized lessons, Yuval Noah Harari explores what it means to be human in an age of bewilderment.
Yuval Noah Harari's bestselling phenomenon now in a beautifully packaged new special edition. Planet Earth is 4.5 billion years old. In just a fraction of that time, one species among countless others has conquered it. Us. We are the most advanced and most destructive animals ever to have lived. What makes us brilliant? What makes us deadly? What makes us...
From renowned historian and #1 Sunday Times bestselling author Yuval Noah Harari comes the story of how information networks have made, and unmade, our world. NEXUS explores the hopeful middle ground between these extremes, and of rediscovering our shared humanity. Libri hidhet në qarkullim me datë 10 shtator 2024. Lexuesit mund ta bejne porosi qe tani...
Yuval Noah Harari, - nje nga mendimtaret me te spikatur te kohes tone, pas suksesit te jashtezakonshem me librat e tij “Sapiens”, “Homo Deus” dhe “21 leksione per shekullin e XXI”, te cilet mbeten bestseller-a absolute ne te gjithe boten, - vjen me nje tjeter liber te ri ne gjuhen shqipe, Nexus, të cilin e gjeni online dhe tek libraria Bukinist qe tani.
Yuval Noah Harari's bestselling phenomenon now in a beautifully packaged new special edition. Planet Earth is 4.5 billion years old. In just a fraction of that time, one species among countless others has conquered it. Us. We are the most advanced and most destructive animals ever to have lived. What makes us brilliant? What makes us deadly? What makes us...
Yuval Noah Harari envisions a near future in which we face a new set of challenges. Homo Deus explores the projects, dreams and nightmares that will shape the twenty-first century and beyond - from overcoming death to creating artificial life.It asks the fundamental questions: how can we protect this fragile world from our own destructive power? And what...
For the last 100,000 years, we Sapiens have accumulated enormous power. But despite all our discoveries, inventions, and conquests, we now find ourselves in an existential crisis. The world is on the verge of ecological collapse. Misinformation abounds. And we are rushing headlong into the age of AI—a new information network that threatens to annihilate...