I ri Cmim i reduktuar! Tre romanet me te shitur te Kadarese tek Bukinist Shiko më të madhe

Tre romanet me te shitur te Kadarese tek Bukinist

Ismail Kadare BO0765

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Platforma me e madhe online e librit shqip, Bukinist.al ka perzgjedhur tre prej librave me te shitur te shkrimtarit tone te shquar, Ismail Kadare dhe i ka vendosur ne nje set, - edhe si nje rekomandim per te gjithe ata qe duan te njihen me korpusin kadarean, permes romaneve qe vlereson me teper lexuesi. Ky set me titujt: “Pallati i ëndrrave”, “Kronikë në gur” dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” vjen në ofertë speciale në muajin që Bukinist i kushton Kadaresë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri

2 610 Lekë

-10%

2 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me tre romane të Ismail Kadaresë përmban:

Pallati i ëndrrave

“Pallati i ëndrrave” është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia europiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin “Nobel”, në emër të letërsisë së Shqipërisë. Ai do ta meritonte atë çmim edhe sikur të kishte shkruar vetëm “Pallati i ëndrrave”, si hipotezë mbi historinë e vërtetë të viktimave të vrasjeve të mëdha ose mbi atë pagjumësi kolektive që perandoria otomane nuk mund të tolerojë.

 

“Kronikë në gur”

"Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij. Që nga kjo fëmijëri e kanë zanafillën elementet që përbëjnë "universin Kadare". Ai fiton sensin e tij të mprehtë të fantastikes, apo të "realizmit magjik".

Pjerrësia marramendëse e rrugëve, prania kudo e gurit, banesat e çuditshme, të mëdha e të fortifikuara, kështjellaburg, që zotëron mbi disa lagje, pamja spektakolare mbi fushën e Drinos dhe malet, e gjithë kjo do të formojë e stërhollojë pak nga pak vështrimin e shkrimtarit të ardhshëm.

Gjirokastra të fton në magji dhe, siç shkruan Kadare, "duket sikur qyteti është ngritur për të zgjuar ide të mëdha".

Ai e quan një fat të madh që e nisi jetën e tij në një mjedis të tillë: "Sa më shumë unë mësoja sekretet e artit të të shkruarit, aq më shumë bindesha që kisha patur fat të rritesha në këtë qytet më se të veçantë, që kisha dëgjuar shpjegimet e para për botën nga goja e këtyre plakave të vjetra e të mençura, veshur me të zeza, që mbanin kupën e kafesë në njërën dorë dhe tejqyrën në tjetrën".

 

Gjenerali i ushtrisë së vdekur

Është romani i parë modernist i shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX në Shqipëri. Kjo vepër e bëri njëherësh të njohur autorin dhe letërsinë shqipe në të gjithë botën dhe konsiderohet si vepra më e përkthyer në gjuhët e ndryshme të botës.

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është një roman, autori i të cilit është Ismail Kadare. Romani zhvillohet rreth një gjenerali italian, i cili është dërguar në Shqipëri për të gjetur eshtrat e ushtarëve të rënë italian gjatë kohës të pushtimit të Shqipërisë. Detyra kryesore e gjeneralit është kërkimi dhe gjetja e eshtrave të një koloneli, i cili u zhduk pa gjurmë në një fshat të vogël shqiptar.

Rrethanat e zhdukjes të kolonelit e ndërlikojnë shumë situatën. Pas shumë mundimeve të kota, eshtrat a kolonelit nuk u gjetën. Gjenerali hedh ato eshtra ne humnere dhe nga ai moment prish raportet me priftin. Si përfundim gjenerali është i mundur në detyrën e tij, dhe në një moment dobësie vendos të maskojë eshtrat e pagjetura të kolonelit me eshtrat e një të panjohuri.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë