Cmim i reduktuar! Jeta e jashtezakonshme e amerikanit Charles Telford Erickson Shiko më të madhe

Charles Telford Erickson - jeta dhe vepra per Shqiperine dhe ne Shqiperi

Mal Berisha A-000653

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky set me tre vëllime, i përgatitur nga diplomati dhe studiuesi Mal Berisha, përmban një biografi të thelluar të jetës dhe veprimtarisë së misionarit Charles Telford Erickson, themelues i shkollave amerikane në Shqipëri; dhe dy vëllimet studimore të Ericksonit, “Shqiptarët – enigma e Ballkanit”.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Edualba Press
ISBN9789928121578

1 800 Lekë

-10%

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Erickson ishte një pastor amerikan, që jetoi bashkë me familjen për 30 vjet në Shqipëri. Erdhi në Shqipëri si një misionar dhe u kthye në diplomat, duke i kushtuar jetën Shqipërisë.

Mal Berisha shkon më tej, duke e konsideruar si një nga njerëzit që ka luajtur një rol kyç në historinë e kombit shqiptar.

Në vitin 1919, fill pas dëbimit nga Shqipëria nga forcat serbe, Erickson iu bashkua delegacionit shqiptar të drejtuar nga Turhan Pasha, me Mehmet Konicën, Mikel Turtullin, Lef Nosin, At Bumçin e Mitat Frasherin në Konferencën e Paqes në Paris.

Për shkak të një njohjeje me zonjën Willson, zonjën e parë të SHBA-ve, ai arriti t’u jepte përparësi letrave për Shqipërinë, gjë që çoi që në krye të dy javëve presidenti amerikan Willson të dilte me një deklaratë, ku reagoi kundër Traktatit të Fshehtë të Londrës që bëri copëtimin e Shqipërisë.

Në vitin 1920, Erickson u emërua komisioner i qeverisë shqiptare në Washington dhe më pas qeveria amerikane, pasi e njohu Shqipërinë si shtet të pavarur, e emëroi diplomat në Ambasadën Amerikane në Tiranë në vitin 1922.

Më pas ndërmori hapjen e Shkollës Bujqësore të Kavajës, e cila përbën një ndër faqet më të ndritura të biografisë së Erickson-it dhe në fakt një ndër arritjet më të mëdha në historinë e arsimit shqiptar.

Më datën 24 gusht të viti 1931, Erickson mori dekoratën Medalja e Artë e Skënderbeut, nga Mbreti Zog, dhe në vitin 1937 u ftua nga Mbreti Zog dhe mori pjesë si i ftuar nderi në përvjetorin e 25 të Shpalljes së Pavarësisë.

Në vitin 1945 mori pjesë në Konferencën e San Franciskos si delegat i “Vatrës”.Veç tjerash, Erickson na ka lënë trashëgim librin e tij “Saga e shqiptarëve”, një ndër historitë më të bukura të shkruara ndonjëherë për shqiptarët.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
ISBN9789928121578
Titulli origjinalTomorr Plangarica
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë