Mal Berisha A-000652
Libër i ri
Ky libër është vijimësi e kontributit të diplomatit dhe studiuesit Mal Berisha, ku kësaj radhe ai ka sjellë për lexuesit një biografi të thelluar për diplomatin e madh amerikan Herman Bernsteini i cili shërbeu në Shqipëri gjatë viteve 1930-33. Një personalitet enciklopedik, mik i tre presidentëve amerikanë, autor i 14 librave të përkthyera në 17 gjuhë të ndryshme, - përmes të cilit na shfaqet një Shqipëri ndryshe, të cilën kemi nevojë për ta njohur përmes tij.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Edualba Press | |
ISBN | 9789928121738 | |
Ardhja e një figure kaq të lartë, si Herman Berstein në postin e ambasadorit përbën një ndër nderimet më të mëdha që shteti dhe qeveria amerikane i bënë shtetit shqiptar. Po ashtu, edhe hebrenjtë e Amerikës ndjejnë se ky ishte një vlerësim për ta.
Teksa krijohet kështu, një lidhje mes këtyre tre kombeve, përfaqësuar nga një figurë e tillë e lartë siç ishte Herman Berstein. Një njeri i cili kishte pasur kontakte me njerëzit më të shquar të botës, të tillë si Leon Tolstoi, Leo Trocki, August Rodi, Leon Andrejevi, George Bernard Shou, Sheik Ul Islam, Sigmund Freud, Aleksandër Moisiu dhe mbi të gjitha, ai kishte miqësi personale edhe me vetë Albert Ainshtajnin.
Teksa pas ardhjes në Shqipëri shohim se si vetë Bernstein vlerëson Shqipërinë dhe shqiptarët. Ai i çmoi lart traditat e mrekullueshme shqiptare, tolerancën fetare, besën shqiptare, hebrenjtë dhe trajtimin e tyre. Dhe vlerësimet e tij janë aq të larta sa sot, pavarësisht distancës kohore, ndjehemi krenarë për trashëgiminë e tij…
Si hebre, ai la një trashëgimi të jashtëzakonshme edhe rreth historisë së pranisë hebraike në Shqipëri. Gjithsesi, identiteti hebraik i Bernsteinit nuk mund të veçohet nga kontributi i tij si përfaqësues i një kombi të madh, atij amerikan.
Vetëm dhjetë vite para se Bernsteini të emërohej në Shqipëri, vendin tonë e kishte mbrojtur Presidenti Uilson, ndërsa Bernsteini kishte njohje personale me të, qëkur ai ishte guvernator i Nju Xhersit. Madje, ai kishte organizuar edhe takime të tij me gazetarët më të famshëm të Amerikës në fushatën elektorale të vitit 1912.
Një ndër veçoritë që duhen vënë në pah më shumë është se ai ishte një mik i ngushtë edhe i Presidentit Hoover. Siç do të shohim, ai kishte kontribuar shumë në zgjedhjen e këtij Presidenti duke mbuluar si gazetar për shtypin amerikan ngjarje të cilat kanë tronditur njerëzimin, siç është revolucioni i sovjetëve.
Fjala e tij pati peshë të madhe në zgjedhjen e këtij burri të madh në krye të Shtëpisë së Bardhë, sidomos me botimin e librit “Njeriu që e solli Amerikën në Botë”. Së dyti, nga urimet që Bernstein mori me rastin e emërimit në Shqipëri, do të shohim qartë se ai kishte një ndikim të jashtëzakonshëm te lobi hebraik në SHBA, i cili ka luajtur përherë një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjen e presidentëve amerikanë, të paktën prej asaj periudhe.
Duhet thënë se Amerika e atëhershme nuk ishte ajo e sotmja, ku respektohen të drejtat e bashkësive të ndryshme. Gjurmët e antisemitizmit në Europë kishin filluar të shfaqeshin dukshëm. Edhe Amerika vetë, edhe pse vend i formuar nga emigrantët, ka dhënë shembuj që nuk e bëjnë të ndihet mirë në raport me hebrenjtë e asaj kohe. Një ndër rastet fatkeqe që e ilustron këtë më mirë është ai i anijes St. Louis.
Dhe nëse nuk dihet fati i çdo individi të asaj anijeje, fati i hebrenjve në vendet europiane deri në fund të luftës së Dytë Botërore tashmë dihet. Edhe vende të tjera me prirje më të pakta antisemitiste nuk kanë qenë gjithsesi kaq dashamirëse ndaj hebrenjve, siç ka ndodhur me Shqipërinë…
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 334 |
ISBN | 9789928121738 |
Redaktori | Albana Deda Ndoja |
Viti i Botimit | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Një roman i bukur dhe turbullues për rebelimin dhe tabunë, dhunën dhe erotikën, si dhe metamorfozën ngatërruese të shpirtit. Ky libër fitues i Çmimit Man Booker Prize International
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Përmes këtij libri autori hedh dritë mbi marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të vëzhguara nga aspekti kronologjik, historik dhe diplomatik. Autori e ka shkruar gjatë periudhës kur ka qenë drejtues i misionit diplomatik shqiptar në Londër.
Ky set me tre vëllime, i përgatitur nga diplomati dhe studiuesi Mal Berisha, përmban një biografi të thelluar të jetës dhe veprimtarisë së misionarit Charles Telford Erickson, themelues i shkollave amerikane në Shqipëri; dhe dy vëllimet studimore të Ericksonit, “Shqiptarët – enigma e Ballkanit”.