I ri Sarori Shiko më të madhe

Sarori

Srdjan Srdić BPO0028

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Romani Satori ndërthur edhe tekste nga Edukimi sentimental i Gustave Flaubert, nga Oblomovi i Ivan Goncharov, ku shfaqet mishërim i njeriut të tepërt dhe të paaftë për të ndërmarrë veprime të rëndësishëme. Të dallueshme në tekst janë edhe kolazhet narrative që autori përdor, duke iu referuar grupeve muzikore eksperimentale apo personazheve të serialeve vizatimore. Romani Satori është vlerësuar nga kritika për pasurim të teknikave narrative. Hapja e librit me thënie të post-strukturalistëve si Roland Barthes e Jean-François Lyotard si dhe grupit post-rock Mogwai, ndihmon leximin e romanit Satori.

Më shumë detaje

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
ISBN9789928230171

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Romani Satori i Srdjan Srdić u botua në vitin 2013. Personazhi i vetëm i Satorit i drejtohet vetes si Shoferi . Ai i largohet qytetit dhe përgjegjësive shoqërore. Përmes gjuhës së veçantë të personazheve të flakur në fundin e shoqërisë, përcillen ndjesitë e anknthit e horrorit të njeriut vetmitar që, i mbyllur në solipsizmëm, beson se mendimet, përvojat, dhimbjet dhe emocionet e tij janë të vetmet që ekzistojnë. Me një distancë ironike libri rrëfen banalitetin, ankthin dhe lirinë e njërëzve që provuan pasojat e krimeve të luftës. Aty shprehen edhe ndjenjat dhe çrregullimet posttraumatike të atyre që nuk u prekën në mënyrë të drejtpërdrejtë nga lufta.

Megjithëse përdor mjete dhe teknika të përbashkta me romanin e rrugës dhe me Bildungsroman-in , autori i referohet kësaj vepre si një anti-bildungsroman , ku protagonisti nuk shkoi askund dhe nuk mësoi asgjë.

VLERESIME RRETH LIBRIT

I mrekullueshëm romani i Srdić , përsa i përket ritmit të temave, ashtu edhe realizimit gjuhësor. Vladimir Arsenić Srdić sërish nderon kthimin e një poeteke të modifikuar moderniste në letërsi, e cila me të nuk është përthyer në mënyrën e thjeshtë.

Davor Beganović

...një zë i ri i çmuar për prozën bashkëkohore serbe dhe do të shtoja se Srdić është autori më i talentuar që u shfaq në skenë pas brezit të antologjisë "Psec i vek" së Sasa Ilić .

Goran Lazižić

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe147
ISBN9789928230171
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBen Andoni
RomanPsikologjik