Cecelia Ahern BOT0124
Libër i ri
Si mund ta njohësh dikë që nuk e ke takuar kurrë? Aksidenti i ka tronditur jetën dhe i ka shkatërruar martesën. Xhojzi Konvei është gjallë falë një transfuzioni të gjakut. Por fenomene të çuditshme fillojnë të ngjasin.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Bota Shqiptare | |
| ISBN | 9789928001535 | |
Ajo kujtohet për gjëra që nuk i ka jetuar. Mund të flasë me orë të tëra për rrugët dredha-dredha me kalldrëm të Parisit, qytet që nuk e ka vizituar kurrë, ose të trajtojë temën e arkitekturës baroke. Dhe netëve, ajo ëndërron për një vajzë të vogël flokëverdhë. Që atëherë, Xhojzi nuk ka veçse një qëllim: të zbulojë me çdo kusht kush ia ka dhuruar gjakun, me shpresën për të kuptuar atë që po i ndodh. Dhe të gjejë përsëri amerikanin e këndshëm që ka njohur ditën e daljes së saj nga spitali. Komente mbi autoren Cecelia Ahern është mbretëresha e përrallave moderne./ Irish Times Legjendarja Ahern të nxit kureshtjen të mësosh se çfarë i lidh këto dy histori. Klasike./Company Çelësi i suksesit të Ahernit është aftësia e saj jo vetëm për ta treguar bukur historinë, po për ta mbushur me të qeshura, lot dhe pak magji./Mirror
| Faqe | 376 |
| ISBN | 9789928001535 |
| Viti i Botimit | 2016 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libra |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Artian Guskiqi |
Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.
Çdo gjë është në vendin e vet në jetën e Elizabet Egan. E vetmja re në horizont është motra e saj, Saoirse. Një kokëkuqe energjike, që gjithmonë le gjurmë pas vetes, të cilat Elizabeta lufton për t’i arritur. Ndërsa është nënë jo shumë e dhënë pas djalit të saj 6-vjeçar, ajo merret me biznesin e saj që nuk i lë shumë hapësirë për argëtim. Derisa një ditë,...
Një roman magjik nga autorja bestseller Cecelia Ahern. Falë një spërkatje plot magji, ky libër është më shumë se një përrallë.
Shumë njerëz ecin në jetë duke kërkuar dhe nuk e gjejnë kurrë shpirtin e tyre binjak. Ti dhe unë e arritëm, por për një periudhë të shkurtër. Kjo është e trishtueshme, por kjo është jeta. Fëmijëri e ëmbël: ata mund t'ia plotësonin fjalitë njëri – tjetrit edhe kur grindeshin, edhe kur qeshnin.
Ata që e kanë dashuruar romanin “P.S. Të dua”, kanë pritur me ankth vijimin e historisë së Olit dhe tashmë, “Pusulla dashurie” është në duart e tyre. Edhe në çastet e mbrame, njeriu gjen lumturinë në dashurinë e të shtrenjtëve të vet.