Jurij Hudolin BPO0001
Libër i ri
Romani “Thjeshtri” i shkrimtarit slloven Jurij Hudolin i kushtohet dhunës në familje, por nuk është thjesht jeta dhe përvoja e një fëmije të keqtrajtuar, është panorama e një epoke në kapërcyell, në kohën kur një rend i ri social po afrohej për të gjithë ne.
3 Artikuj
Kujdes! Libri i fundit në stok!
Shtëpia Botuese | Botimet Poeteka | |
ISBN | 9789928230041 | |
Kur Benjamini ishte dymbëdhjetë vjeç, prindërit e tij shkuan secili në rrugën e vet. I rregulluan gjërat shpejt e shpejt në gjykatë dhe nxituan ta kërkojnë fatin nëpër rrugë të pahulumtuara, si dy vrapues të zalisur nga dielli në mes të vreshtit të përvëluar.
Valter Zakrajsheku, babai i Benjaminit, ekonomisti jetëshijues, iu vu shërimit prej ndërgjegjes së lënduar nga gota dhe nga përqafimi i femrave të tjera, ndërsa nëna e tij, Ingridi, mbeti vetëm me djalin e prekur nga adoleshenca.
Shumë shpejt, në një argëtim sindikalist të punëtorëve të administratës, nëna e tij njohu Loris Çivitikon, hotelierin e pasur dhe pronarin e madh, që ishte fryrë si bretkosë dhe që tregonte muskujt në mallin e vet në Panula, një fshat i vogël në bregdetin kroat në Istria, i cili gjatë verës jetonte një jetë të ethshme, ndërsa dimrin e kalonte si zgëq i humbur në zbrazëtirën e pafund. Si çdo dymbëdhjetëvjeçar Benjamini i idealizonte gjërat dhe, sigurisht që ishte tepër i ri për të mësuar ta njihte djallin me sy njeriu...
Për këtë arsye po e vendos në Panula tregimin e jetës së tij... Nga mesi i viteve tetëdhjetë të shekullit të njëzetë, në shikim të parë Jugosllavia ishte ende një shtet mjaft i besueshëm dhe, përveç dashurisë përvëluese, ky duhet të ishte, me siguri, njëri nga shkaqet pse e ëma, Ingridi e çregjistroi Benjaminin nga shkolla sllovene, la punën dhe, pas disa vizitash plot epsh, u shpërngul në bregdetin kroat, te zoti Çivitiko. Më shumë, në fakt i vetmi, qau Benjamini.
Por atë nuk e pyeti kush për gjë. Fëmija është fëmijë dhe i nënshtrohet vullnetit të prindërve. Panula kishte rreth pesëdhjetë shtëpi të banorëve të vjetër dhe të farefisit të tyre që, sipas ligjit të logjikës fshatare urreheshin dhe pështyheshin mes vetes sapo kishin përpara, qoftë edhe për një minutë, bashkëfshatarin e tretë dhe që gjuanin me gurë e me dru mbi bashkëfshatarin tjetër.
Mirëpo, nëse një i huaj përpiqej t’i shtypte, qoftë ky edhe fshatar prej fshatit fqinj, të gjithë bashkoheshin.
Rreth shtatëdhjetë frymë me mbiemrin Çivitiko jetonin në Panula dhe, nëse nuk ishin vëllezërit e Lorisit, ata ishin së paku kushërinjtë e parë, nipër dhe xhaxhallarë apo hallat e tij. Fshati mund të quhej fare mirë edhe Çivitikasi.
Asnjë truall nuk ishte më i vogël se njëzet hektarë dhe të gjithë trojet ishin të rrethuar me një gardh një metër të lartë, saktësisht, aq sa vëllai vëllanë mund ta gjuante me dru të çarë, nëse ky i fundit i rrëmbente qoftë edhe një pëllëmbë tokë. Motoja e banorëve të Panulas ishte: “Këtu jam unë pronar!”
Lloji i botimit | Me kapak te holle |
Faqe | 220 |
ISBN | 9789928230041 |
Viti i Botimit | 2017 |
Vendodhja | Tirane |
Gjuha | Shqip |
Tipi i publikimit | Libër |
Statusi | I ri |
Numri i botimeve | I parë |
Përkthyesi | Nikollë Berishaj |
Roman | Psikologjik |
"Një fantazi e vërtetë epike... plot me shkëlqim verbues shpatash e yshtjesh që shkatërrojnë... një banket i vërtetë për oreksmëdhenjtë e fantazisë."
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
WITH OVER THREE MILLION COPIES SOLD, read the Sunday Times and No.1 New York Times bestselling, record-breaking thriller that everyone is talking about - soon to be a major film.
Një libër i këndshëm, me humor, prekës dhe frymëzues, TRUMP, PRESIDENTI ME JAKË BLU, do të jetë padyshim një nga librat më të mirë që është shkruar për presidencën e Trump-it.
Janë kujtime të vitit 1915. Në këto kujtime tregohet lufta që udhëhoqen malësorët në krye fratin At Bernardin Llupi, aso kohe famullitar në Palç, kundra ushtrisë malazeze që mësynte me coptue Shqipninë dhe me marrë veriun e saj. Sigurisht synonte Shkodrën. Shumë ngjarje të panjoftuna tregohen prej At Bernardin Llupit.
As topical today as when it was first published in 1938, The 500 Hats of Bartholomew Cubbins is the story of a young boy (the same one featured in the Caldecott Honor Award-winner Bartholomew and the Oobleck) and his unjust treatment at the hands of a king. Written in unrhymed prose, The 500 Hats is one of Dr. Seuss's earliest works, and while it may not...
The third book in the laugh-out-loud funny Kid Normal series for readers aged 8+, from radio stars Greg James and Chris Smith
The breath-taking and heart-pounding fifth instalment in the incredible New York Times and UK kindle bestselling SHATTER ME series.Perfect for fans of Sarah J. Maas, Victoria Aveyard and Leigh Bardugo.
Perfect for fans of Tahereh Mafi's New York Times bestselling Shatter Me trilogy, this book collects the first two companion novellas, Fracture Me and Destroy Me, for a thrilling insight into the minds of Juliette's two great loves - Adam and Warner.
The fantastic new YA love story from master storyteller and author of Everything, Everything, Nicola Yoon
Romani Xha Gorioi është vlerësuar si një nga shtyllat mbajtëse të Komedisë njerëzore. Ndonëse ky roman mbyllet me vdekjen e Gorioit, komedia vazhdon. Ky kontrast i fuqishëm nuk gjendet vetëm te kjo vepër, por përbën thelbin e krijimtarisë së tij.
Ky libër i sjellë nga anglishtja në shqip, pasqyron mendimin e profesorit të shquar të filozofisë, prof. Antoni Fllu. Në të tregohet se si autori, dikur një ateist, me baza të forta filozofike të skepticizmit e racionalizmit, ndryshon qëndrimin e tij në lidhje me besimin duke pranuar ekzistencën e Zotit. Sipas arsyetimit dhe shtjellimit në librin e tij,...
Në sfondin e romanit përshkruhet Ponti deri në periudhën e shkëmbimit të popullsive, homogjenizimi i racave me hallkë lidhëse, por edhe si alibi, fenë, frika, nacionalizmi dhe intoleranca që kultivuan xhonturqit dhe në vazhdim qemalistët, jeta e përditshme në vitet e para të Bashkimit Sovjetik, përndjekjet e grekëve në kohën e Stalinit, kampet e punës në...
Mjaftoi një “gënjeshtër e vogël” e mamit për pyetjen e saj se si lindin bebet, që në mendjen e Amelit të ndizej një imagjinatë e madhe, sa ndërtoi një supermarket gjigant, ku shiteshin fara bebesh… Por, si mund të shkonin ata në këtë supermarket të largët, për të blerë një farë bebeje? Këto dhe ndodhi të tjera të këndshme lindën nga disa gënjeshtra të...
Zbavitu dhe lexo këto përralla të bukura me princeshat e magjishme. Ktheji 6 librat me shpinë dhe shfaqi që të krijosh figurën me princesha.
Përmes aktit të të menduarit Dekarti na shpalos kështu mënyrën e vetme sesi mund të ndërtojmë themele të forta kundrejt njohjes, duke u nisur nga dyshimi metodik.
Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
Libri "Integrimi i traumës dhe lëvizjet e syve" ofron një eksplorim interesant të neuroterapisë, një formë inovative terapie që integron qasje të ndryshme terapeutike si EMDR, NLP, hipnozë, Gestalt dhe përvoja somatike për të ndihmuar pacientët të kapërcejnë traumat dhe të integrojnë përvoja të vështira.
Ky libër është pa asnjë dyshim më i miri nga zhanri i botimeve të vetëndihmesës dhe vetëshërimit për faktin se fuqia e mendjes dhe potenciali i saj për të ndikuar në shëndetin dhe mirëqenin e trupit ilustrohen në mënyrë të përsosur me fakte shkencore.
Ky botim është një përmbledhje studimesh dhe artikujsh me rastin e 140vjetorit të themelimit të Shoqerisë e të shtypuri shkronja shqip. Në të paraqiten materiale që nga koha e themelimit të kësaj shoqërie (1879) si Kanonizma e Shoqërisë, Shkonjëzatë shqip pra alfabeti shqip (i njohur si Alfabeti i Stambollit), komisioni i të cilit përbëhej nga figura si...
: Përpjekja Shqiptare ishte një revistë e përmuajshme kulturore e botuar nga tetori i vitit 1936 deri në mars të vitit 1939. Ajo u botua në 27 numra dhe preku pothuajse çdo fushë të jetës kulturore e shoqërore të Shqiperisë së atyre viteve. Revista u themelua nga publicistët e njohur të kohës, Branko Merxhani e Petro Marko.
Morali i biznesit dhe tregtisë në 40 Hadithe është një libër në formën e një këshilluesi moral për biznesin.