Neritan Ceka BMI0005
Libër i ri
Apollonia - historia dhe monumentet e saj.
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Migjeni | |
| ISBN | 9789994367242 | |
Pjesë nga libri:
Organizimi politik
Për periudhën e hershme e dimë se Apollonia kishte një sistem të tillë ku pakica e lirë e popullsisë sundonte mbi shumicën jo të lirë. Megjithatë Aristoteli e konsideron këtë qeverisje si demokraci. Nga Eliani mësojmë se apolloniatët i përzinin të huajt, sipas një praktike të njohur si ksenelasia, por duket qartë se ky sistem oligarkik u ndryshua krejtësisht nw shek. IV p. Kr., duke e demokratizuar jetën politike.
Struktura shtetërore përbëhej në Apolloni nga Mbledhja e Përgjithshme e popullsisë së lirë, e quajtur helieja. Rolin e një parlamenti e luante buleja - këshilli i qytetit ndërsa pushteti ekzekutiv përfaqësohej nga prytanët, në formën e një kolegji të zgjedhur çdo vit dhe ku qeverisej me radhë. Një organ tjetër, ieramnamonët, kishin funksionin e një senati, që kontrollonte zbatimin dhe respektimin e ligjeve.
Nënpunës të tjerë merreshin me kultin, financat, shigjetarët, festat, shfaqjet teatrale dhe garat gjimnastikore. Këto institucione mbeten në fuqi edhe gjatë sundimit romak, kur Apollonisë iu njoh statusi i qytetit të lirë. Organet e mësipërme tregojnë se Apollonia ishte një polis që adaptoi sistemin politik të Korintit apo Korkyrës.
Besimi
Kolonistët sollën me vete nga korinti kultet e të parëve të tyre, ku një vend të veçantë zinte Zeusi, Apolloni, Artemisi, Afërdita, Dionisi, etj. Kulti kryesor ishte padyshim ai i Apollonit. Si mbrojtës i kolonisë atij i ishte kushtuar tempulli mbi kodrën më të lartë të qytetit. Koka dhe simbolet e tij zënë vendi kryesor në monedhat e Apollonisë.
Artemisi me atributet e saj si shpëtimtare, e egër, zinte vendin e dytë ne panteonin apolloniat. Afërdita perëndesha e dashurisë, nderohej gjithashtu sipas traditës korintase. Një grup nëpunësish të kryesuar nga prytani i kanë kushtuar asaj një statujë me një mbishkrim në shek. III p.Kr. Kulti i Dionisit, si hyu i verës, i dëfrimeve dhe i teatrit është pasqyruar me vendosjen e fytyrës dhe të simboleve të tij në monedhat prej bronzi të qytetit.
Demetra perëndeshë e pjellorisë së tokës, gjithashtu zinte vend të rëndësishëm në panteonin e perëndive në Apolloni. Nga gjetja e qindra trrakotave që paraqesin Demetrën me bijën e saj Koren, është vërtetuar ekzistenca e një sanktuari të tyre në perëndim të qytetit.
| Faqe | 98 |
| ISBN | 9789994367242 |
| Titulli origjinal | Migjeni |
| Viti i Botimit | 2005 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
40 vjet pas zbulimit të qytetit antik të Antigonesë botohet libri i parë për të. Antigonea, qyteti që Pirro e themeloi për gruan e tij Antigona, u zbulua nga arkeologu i njohur Dhimosten Budina në vitin 1969.