Antigoneia Shiko më të madhe

Antigoneia

Neritan Ceka BMI0019

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

40 vjet pas zbulimit të qytetit antik të Antigonesë botohet libri i parë për të. Antigonea, qyteti që Pirro e themeloi për gruan e tij Antigona, u zbulua nga arkeologu i njohur Dhimosten Budina në vitin 1969.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Migjeni
ISBN9789995671860

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

40 vjet pas këtij zbulimi, një nga arkeologët më të njohur shqiptarë, Neritan Ceka, botoi librin me titull  “Antigonea… qyteti i dashurisë së parë”. Antigonea njihet si qyteti që lindi nga dashuria dhe u shkatërrua nga urrejtja. Libri u ofron lexuesve një histori të pasur për rrethanat e krijimit të qytetit, jetesën e tij, aleancat dhe armiqësitë që i shoqëruan antigonasit në jetën e tyre. Ai jep të plotë historinë e Pirros së Epirit, një pjesë të historisë së gërmimeve, si dhe gjetjeve arkeologjike të zbuluara nga ekspeditat në këtë qytet antik.

Antigonea është nga qendrat kryesore arkeologjike të Shqipërisë dhe për këtë arsye është shpallur Park Arkeologjik. Në pjesën e poshtme është zona publike ku u gjetën pjesë të një statuje me kalë, ku mendohet se kanë qenë dy: Pirro dhe Antigona, sepse është dora e një femre, përveç armëve, përkrenares  dhe pjesë të një shpate. Ndërsa në pjesën tjetër ka një numër të madh banesash, më e bukura është ajo që quhet banesa me peristil. Ka edhe disa banesa të cilat janë të lidhura me veprimtaritë prodhuese të Antigonesë, është një banesë që ishte njëkohësisht punishte për përpunimin e lëkurëve, një banesë tjetër që ishte për përpunimin e enëve prej bronzi.

Të dhëna

Faqe84
ISBN9789995671860
Titulli origjinalMigjeni
Viti i Botimit2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri