Vetëm online
Neritan Ceka BMI0004
Libër i ri
Ky libër nuk është më në stok
Shtëpia Botuese | Migjeni | |
| ISBN | 9789994394304 | |
Pjesë nga libri:
Kështjellat e stërgjyshërve tanë Dimali, Pelioni, Bylisi, Antigoneia, Albanopoli... emra qytetesh, jeta e të cilëve është shuar prej mijëra vitesh. Emra që janë arratisur bashkë me banorët nga qytetet që digjeshin, për t'u strehuar në faqet e librave antikë, si dëshmi e një kulture të lashtë.
Arkeologut i qëllon shpesh që ta nisë studimin e kësaj kulture vetëm nga emrat, të kërkojë gërmadhat dhe të rindërtojë jetën e tyre me ato vështirësi që mund të shkruhet biografia e një njeriu që bëhet i famshëm pas vdekjes. Do të nisim një udhëtim nëpër kështjellat e lashta iliro-shqiptar dhe do të njihemi me ngjarje nga të tëra periudhat historike. Kështjellat tona janë të shumta, e gjenden në të katër anët e vendit.
Por ç'janë kështjellat? Si ndërtoheshin? Kështjellat nuk kanë qenë vetëm vende të fortifikuara ku janë zhvilluar luftëra të rrepta. Në kohë paqeje dëgjoheshin aty rrahjet e çekanëve të farkëtarëve, që përgatisnin vegla pune; zejtarë të tjerë prodhonin enë prej balte të pjekur, regjnin lëkurë, punonin zbukurime prej bronzi e prej argjendi.
Aty pranë ishte edhe tregu ku fshatarët nga zonat përqark sillnin për të shitur prodhimet e tyre dhe blinin mallrat e përgatitura nga zejtarët e kështjellës. Vinin edhe tregtarë nga krahinat e largëta për të sjellë sende që nuk gjendeshin në vend dhe që silleshin shtrenjtë. Në atë mori njerëzish që mblidheshin në kështjella kishte të pasur dhe të varfër.
Shpesh urrejtja ndërmjet tyre shpërthente në një kryengritje dhe të varfërit bëheshim zotër të kështjellës ose rrënonin muret e saj. Sa ngjarje kanë ndodhur rreth mureve të kështjellave!
| Faqe | 236 |
| ISBN | 9789994394304 |
| Titulli origjinal | Migjeni |
| Viti i Botimit | 2006 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
40 vjet pas zbulimit të qytetit antik të Antigonesë botohet libri i parë për të. Antigonea, qyteti që Pirro e themeloi për gruan e tij Antigona, u zbulua nga arkeologu i njohur Dhimosten Budina në vitin 1969.