Shkruar ne histori Shiko më të madhe

Shkruar ne histori

Simon Sebag Montefiore A-008741

Libër i ri

4 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet 55
ISBN9789928106537

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I dashur lexues,

Nuk ka asgjë më të drejtpërdrejtë dhe më të njëmendtë sesa një letër. Ne njerëzit kemi instinktin për të hedhur në letër ndjenja e kujtime që koha mund t'i zhdukë, por duam që edhe t'ua shpalosim të tjerëve.

Ne ndiejmë një nevojë të thellë shpirtërore për të ripohuar marrëdhëniet, vetjake ose politike, lidhjet e dashurisë ose të urrejtjes, pasi bota nuk është kurrë e qetë dhe jetët tona janë një zinxhir fillimesh e mbarimesh: duke i regjistruar ato ne ndoshta ndiejmë sikur i bëjmë më të vërteta, thuajse të përjetshme.

Letrat janë kundërhelmi letrar i përkoshmërisë së jetës. Gëteja ka përsiatur shume rreth magjisë të letrave për të cilat thoshte se janë “memoriali më i qenësishëm që një njeri mund të lërë."

Kësisoj, ato instinkte janë një bekim: letrat jetojnë shumë kohë pasi protagonistët e tyre kanë vdekur. Gjithashtu, në çështjete politikës, të diplomacisë dhe të luftës, një komandim ose premtim duhet të dokumentohet.

Nëpërmjet letrave, pra, arrihen shumë gjëra të ndryshme.

 

 

Të dhëna

Faqe353
ISBN9789928106537
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë