Në tetorin e vitit 1997 nisi rrugëtimet Shtëpia Botuese “55” themeluar nga shkrimtari dhe botuesi Fahri Balliu. Pasqyrimi i të vërtetave historike dhe projektimi i mendimit perëndimor ishin binarët ku u ndërtua suksesi i pandërprerë i kolonave që Shtëpia Botuese ‘55” ka botuar në vazhdimësi. Botimet kanë gjetur lexues në të gjithë botën shqipfolëse, si një nevojë për katarsis në shoqëri të molisur nga marksizëm-leninizmi dhe injoranca lindore e një regjimi 50-vjeçar komunist.
1989. Fundosja e utopisë, zë vendin e duhur ne bibliotekën e mendimit politik, duke plotësuar një zbrazëti të ndjeshme, por edhe hedh dritë mbi shumë dukuri që, në mënyrë të drejtperdrejtë ose terthorazi, kanë qenë pjesë e historisë përgjate gjysmeshekullit të diktatures në vendin tonë.
Ditar i çrregullt i muajve të nxehtë : dimër 2003-dimer 2004
Arkitekti, një vepër e shkruar me aq art, e ngjizur në një të vërtetë të pamohueshme: simbolika e diktaturës, shkatërrimi i intelektualit, i diktuar të mbijetojë, nën pushtetin e saj vrasës. Vepra është e jashtëzakonshme, marramendëse, e vërtetë. Ajo është e ngjeshur me figuracione dhe është teknikisht e arrirë, leximi i së cilës të jep me dije...
Kati Marton, gazetare dhe shkrimtare e njohur amerikane me origjinë hungareze, bashkëshortja e diplomatit Richard Holbruk, vjen për publikun shqiptare me librin Armiq të popullit udhëtimi i familjes sime për në Amerikë. Është një dëshmi personale, ku autorja tregon historinë e prindërve të saj, të burgosur nga regjimi komunist në Hungari, të akuzuar si...
Biografi skocez Kinross në këtë libër është ndalur në karrierën politike të Mustafa Kemal Ataturkut dhe jetën e private. Si kanë bashkëjetuar të dyja këto tek burri I fortë, ideatori i Turqisë së reformuar dhe mashkulli që adhuronin femrat.
Athina e zezë e Martin Bernal vjen në gjuhën shqipe pas një suksesi që ky libër ka pasur në botimin e tij në Evropë e SHBA. Ky studim i ka kushtuar Bernal vite të tëra jetë.
"Berisha përmes Kasandrave" i autorit Fahri Balliu është një vështrim ndryshe mbi një prej personazheve më të rëndësishme të politikës shqiptare. Kjo biografi është në një farë mënyre dhe biografia e parë e shkruajtur me një stil tjetër pas viteve 90-të në Shqipëri.
"Berisha through Cassandras" of author Fahri Balliu is a different lo over one of the most important personages of Albanian policy. This biography is somehow also the first biography written by another style post years '90 in Albania.
Do të gjeni dashurinë e mallin ndër shqiptarët e emigruar në Rumani që nga shekulli XVI, e më vonë të koncentruar në Bukuresht, ku organizoheshin e vepronin në forma e mënyra të ndryshme për ta ruajtur e kultivuar identitetin kombëtar, gjuhën, kulturën, traditat dhe për të ndihmuar atdheut e kauzës kombëtare shqiptare.
Pas librit Vilsoni dhe Genci Sadik Bejko në një tjetër libër hedh poshtë me argumente, d umente dhe analiza të ashtuquajturit disidentë në letërsi, të cilët mashtrojnë me burgjet apo persekutimet, kur në të vërtetë kanë qenë spiunë dhe vegla të sigurimit të shtetit.
Pleniumi i 2-të i KQ të PKSH, Berat, 23-27 nëntor 1944. Dyshja e autorëve, Plasari e Malltezi sjellin në vëmendjen e lexuesit Ditët e plenumit të Beratit (1944), atëherë kur u vendos regjimi komunist, rolin e diktatorit Hoxha dhe prapaskenat e ardhjes së tij në pushtet.
Për homoseksualët e botës perëndimore të dy shekujve të fundit ka qënë e ndaluar të ushtrojnë role me përgjegjësi politike.
Janë kujtimet e një personazhi të rëndësishëm në histori të viteve 1914- 1915, në të cilat bëhet fjalë për kryengritjet antikombëtare të Shqipërisë së Mesme të drejtuara nga Haxhi Qamili etj.
Gjashtëdhjetë vjet histori të Teatri Kombëtar të përmbledhura në këtë libër.
Duhet të lexosh Velon , për tu ndalur në çdo faqe dhe në çdo frazë, për ta cituar, cituar, të gjithë ta citosh. Aq sa rrjedha është e bukur në përulësinë e saj, aq është e pasur me një art mizor dhe therës.
Organizimi shtetëror, jeta politike, ngjarjet kryesore, të gjithë ligjvënësit, ministrat dhe kryetarët e shtetit shqiptar në historinë 93-vjeçare të tij. Një histori konkrete me emra të protagonistëve të saj.
Organizimi shtetëror, jeta politike, ngjarjet kryesore, të gjithë ligjvënësit, ministrat dhe kryetarët e shtetit shqiptar në historinë 93-vjeçare të tij. Një histori konkrete me emra të protagonistëve të saj.
Historia e Serbëve është libri historik me dy vëllime i autorit gjerman Kostandin Jirecek. Jireçeku vleresohet vecanërisht për kontributin e tij mbi historinë e vendeve te Gadishullit Ballkanik...
“Historia e vërtetë e Partisë së Punës së Shqipërisë” është pjesë kërkimi arkivor, i realizua në vitet 2015-2018 ndërsa studimi u shkrua në vitet 2018-2019. U lexua gjithë fondi i organeve udhëheqëse të Partisë së Punës dhe në pjesë të konsiderueshme e cilësore ai i strukturës së saj dhe marrëdhënieve me partitë kryesore komuniste, fonde të cilat ruhen në...
Ideja e çfarrosjes kishte nisur udhën; nuk është aspak e habitëshme që funksionarët SS të Uortlendit të kenë mbritur aty përpara të tjerëve: prej dy vjetësh Çifutët ishin një barrë për ata. Sidoqoftë propozimet e tyre nuk paten ndonjë pasojë të aty për-atyshme.
Biografia është një punë bindëse dhe shkencore nga një autor, të cilit paraardhësit e tij hebre e kanë informuar në mënyrë të paanshme rreth historisë 4000-vjeçare të Jerusalemit. Ky libër rrëfen se "Historia e Jerusalemit është Historia e Botës".
Në këtë libër Papa Benedikti I XVI I vendos ngjarjet në shtatë ditët më të rëndësishme të fesë së krishterë, me hyrjen e Jezusit në Jerusalem deri në Ngjalljen e Tij. Papa deshi ta shkruante këtë vepër në një mënyrë që mund të jetë e dobishme për të gjithë lexuesit që duan ta takojnë Jezusin e të besojnë në Të.
Libri është ndërtuar në formën e një interviste të gjatë me gazetarin Karel Hvizhgjala dhe i plotësuar edhe me shënime të vetë Havelit, mbajtur në vitet '90 e më pas në vitet 2000. Përmes intervistës dhe shënimeve vjen jeta e dramaturgut dhe politikanit, jeta e ndarë "përgjysmë" mes këtyre të dyjave, burgosjet e tij, përpjekjet në krye të një politike...
Morgan, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin e Australisë Perëndimore "ka shkruar studimin e parë të gjatë, në gjuhën angleze, të betejës për mbijetesën e letërsisë në shtetin e vijës së ashpër staliniste të Shqipërisë"
Dëshmi, fakte, Pleniumet e PPSH-së, Hetuesia dhe Procesi Gjyqësor. Mënyra si reagonte kupola e Sigurimit ndaj këtyre "besëprerëve" zbulohet për herë të parë në pohimet e Kadri Hazbiut gjatë hetimeve në vjeshtën e vitit 1982.
Ky libër është një tregim mbi historinë më të madhe të dashurisë në kohërat moderne...Kontradiktat në karakterin e Potemkinit dalin në mënyrë të mrekullueshme në këtë biografi madhështore. " Petronella Wyatt, Independent".
Në këtë libër autori na dëshmon se sa pak ka ndryshuar gadishulli ynë edhe pas afro tetë-dhjetë vjetesh, se sa i ashpër është shpirti nacionalist i banorëve të këtyre viseve dhe se, me një ndjenjë të fortë fataliteti pak gjase ka që, në thellësi, gjërat të ndryshojnë, pavarësisht nga iluzioni që krijojmë në siperfaqe dhe në aparencë.