Simon Sebag Montefiore A-008739
Libër i ri
Shkrimtari i shquar anglez, me famë botërore Simon Sebag Montefiore rivjen përsëri në guhën shqipe me botimin e tij më të fundit “Qiell në flakë”. Një roman i shkruar mbi ngjarje të vërteta të Luftës së Dytë Botërore, në fronin e larget sovjetik, ku ushtria italiane humbi mijëra jetë njerëzish, në një luftë absurde e të përgjakshme.
10 Artikuj
Shtëpia Botuese | Botimet 55 | |
| ISBN | 9789928106421 | |
Në filim të vitit 1942 ushtria italiane në Rusi, numëronte 235 mijë trupa të dërguara nga Musolini, si përforcime të gjermanëve, pai nuk donte që të mbetej pas në një fitore të mundshme të gjermanëve.
Pak italianë e mbështetën këtë mision, me përjashtim të trupave të tij fashiste speciale, këmishëzinjtë, që në roman udhëhiqen nga Malamorja. Italianët hodhën në terren Divizionin e 3-të të kalorsisë Amadeo Duca d’Aosta në një total prej 25 mijë kuajsh.
Ata ishin jashtëzakonisht krenarë për legjimentin e tyre të kalorsisë, siç ishte Savoia Cavalleria dhe patën disa suksese: më 24 gusht 1942 Kalorësia Savoia ndërmori një sulm të rrufeshëm spektakolar, një ndër të fundit në histori, kundër këmbësorisë sovjetike, të cilën e shpartalloi krej afër lumit Don.
Mbi këtë subjekt ndërtohet romani “Qiell nën flakë”, një roman i shkruar me stil dhe personazhe të gjallë, ngjarje që të befasojnë dhe rrëfim që të mban në ankth. Libri është përkthyer nga anglishta nga përkthyesi i njohur Stari Pone.
| Faqe | 392 |
| ISBN | 9789928106421 |
| Viti i Botimit | 2018 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Statusi | I ri |
| Numri i botimeve | I parë |
Ky libër nuk mëton të paraqesë historinë e politikës së jashtme dhe të brendshme të zbatuar nga Stalini. Dëshiron vetëm të jetë një kronikë e bëmave të oborrit të tij, duke nisur nga shpallja me brohori e tij si "udhëheqës", në 1929-tën, deri ne vdekjen e tij, më 1953. Pra, është fjala për një biografi të oborrtarëve të tij, një studim që lëviz mes...
Kush ishte në të vërtetë Stalini? I lindur në varfëri, i keqtrajtuar në fëmijëri, i jashtëzakonshëm në studime, ky djalosh karizmatik, por I rrezikshëm, u lëvdua si poet, u trajnua për prift, mirëpo ai zbuloi se misioni i tij ishte të bëhej një revolucionar i thekur.
Kjo është historia ndër breza e grave dhe fëmijëve të një familjeje të sajuar, dhe shpresoj se do të shijohet si e tillë: një roman i ngushtë për një familje. Por frymëzimin e ka tek shumë historira, letra, dhe raste në arkiva dhe në intervista, gjatë dhjetë viteve studim të historisë ruse.
Biografia është një punë bindëse dhe shkencore nga një autor, të cilit paraardhësit e tij hebre e kanë informuar në mënyrë të paanshme rreth historisë 4000-vjeçare të Jerusalemit. Ky libër rrëfen se "Historia e Jerusalemit është Historia e Botës".
Ky libër është një tregim mbi historinë më të madhe të dashurisë në kohërat moderne...Kontradiktat në karakterin e Potemkinit dalin në mënyrë të mrekullueshme në këtë biografi madhështore. " Petronella Wyatt, Independent".
Libri është një përmbledhje e dy editorialeve botuar në gazetën "Nju Jork Tajms", nga historiani Simon Sebag Montefiore : "Çdo revolucion është kthesë rrënjësore në mënyrën e tij", dhe "Osama bin Laden: njeri i historisë". Në esenë e parë autori u del me shumë guxim përballë ngjarjeve tronditëse që solli bota arabe, respektivisht Egjipti, Libia, Tunizia,...
Monstrat është përzgjedhje e karaktereve më djallëzorë dhe krimeve më përçudnuese të historisë botërore, e historianit mjaft të njohur, Simon Sebag Montefiore. Këtu strehohen perandorë gjakatarë dhe vrasës, tiranë dhe tradhëtarë të marrosur, pushtues gjakpërlyer, kanibalë të prishur, joshëse të pamëshirshme, inkuizitorë mizorë, fanatikë revolucionarë.
Heroizmi nuk është në modë. Ne shpërfillim heronjtë e vërtetë dhe në vend të tyre ngremë idhuj pa vlera. Epoka moderne e realitetit – TV dhe e lajmeve 24 orëshe pa ndalesë shpesh ngatërron shfaqjet publike të emocioneve dhe vuajtjeve me veprat e vërteta të heroizmit. Por ne duhet ta bëjmë heroizmin sërish të modës.
Një celebrim i fjalimeve të mëdha të historisë botërore dhe jetës kulturore.
Libri "Romanovët" mbërrin kulmin e vet me një portretizim të freskët dhe të paharrueshëm të Nikollait dhe Aleksandrës, të ngritjes dhe të vrasjes së Rasputinit, të luftës dhe të revolucionit – dhe masakrës së përbindshme të të gjithë familjes perandorake.