Në faqet e këtij libri, fëmija do të gjejë përrallat aq të dashura për të. Tani ato mund të lexohen duke u shoqëruar nga tinguj e zëra të mrekullueshëm. Duke shtypur butonat, fëmija dëgjon zërat e personazheve të përrallave, si dhe shumë tinguj të tjerë interesantë.
Përralla si “Rosaku i shëmtuar”, “Rrobat e reja të mbretit”, “Sirena e vogël”, “Mbretëresha e dëborës”, “Shitësja e vogël e shkrepëseve”etj, janë ndër më të njohurat, të cilat janë ekranizuar herëpashere.
Në këtë libër janë përmbledhur 27 përrallat më të famshme të Andersen, të përkthyer nga autorë të ndryshëm shqiptarë, të njohur për mjeshtrinë dhe artin e përkthimit
Shtepia Botuese Bota Shqiptare sjell nje botim special me perrallat me te bukura te Hans Christian Andersenit ne nje permbledhje per tu lexuar nga femije te moshes mbi 3 vjec
Përrallat e Andersenit janë një trashëgimi e mrekullueshme e letërsisë për fëmijë, por edhe për të rritur. Krijimtaria e tij është mbështetur në gurrën e urtisë së pashtershme popullore jo vetëm të vendit të tij, por edhe të vendeve të tjera që vizitoi.