Subcategories
AUTORJA BESTSELLER E NEW YORK TIMES DHE USA TODAY na sjell historinë e një gruaje që sfidon fuqinë dhe fatin e saj në një botë maskiliste, përmbyllet në mënyrën më intriguese dhe të ndier, duke gjetur dashurinë e vërtetë. Me romanin “Përgjithmonë bashkë” mbyllet trilogjia Creek Canyon: Libri i parë: “Shtegu për tek ti” Libri i dytë: “Streha e dashurisë”
Kjo vepër e Zija Çelës mund të jetë e krahasueshme nga tematikat distopike me romanet e Kafkes, Oruellit ose Kadare (“Procesi”, “1984”, “Pallati i ëndrrave”), por në arkitekturën e tij dhe në shtresimet metaforike romani “Banka e Ankesave” është po aq origjinal dhe i papërsëritshëm. Me kete roman, Zija Cela ka fituar cmimin si autori i vitit 2022 ne...
Nje tjeter roman i ri vjen nga i ashtuquajturi mbreti i romancave te festave te fundvitit, Richard Paul Evans, i titulluar Ditari i Noelit, i hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Living
Mosha në letërsi nuk mbetet kriter për të shkruar një roman. Martina Guga ka qenë vetëm 16 vjeçe kur e ka shkruar këtë libër në anglisht dhe më pas ka ardhur në shqip, duke befasuar lexuesin me mjeshtrinë e saj si rrëfimtare, me talentin për përdorimin e teknikave që shkaktojnë tension, me kthesat e papritura dhe me thjeshtësinë e komunikimit me lexuesit.
Ka zinxhirë që na mbajnë të lidhur e zinxhirë që na burgosin. Disa, duke na prangosur, na bëjnë të zbulojmë lirinë. Të tjerë, duke na lëshuar, na prangosin më tepër. Janë zinxhirët e lidhjeve që krijojmë. Janë njerëzit që duam e që na poshtërojnë. Janë ata që i shpërfillim e i bëjmë të vuajnë. Janë ata që i meritojmë dhe ata që mendojmë se na meritojnë....
“Realiteti fantazjos” është zhanri që autori kërkon të krijojë dhe perfeksionimi i tij ka vijuar me romanin e dytë të titulluar “Më Ndrysho”. “Realiteti fantazjos” mbin si frymëzim nga arritjet e veprat e jashtëzakonshme të patreguara të të përditshmes, e më pas ndërthuret me imagjinatën e pafund të dëshirave tona.
Valérie Perrin na prezanton një roman mbi dhunën e fjalëve, dhunën e gjesteve, dhunën e heshtjeve, mbi humbjen e njerëzve të dashur, ndjenjën e braktisjes. Një roman që duhet lexuar me diellin në zemër, për të mos u ndier i përkulur nën peshën e pikëllimit. Është një libër që të rrëmben, të mahnit për nga historia. Shkrimi është i rrjedhshëm, ritmik. Pena...
"Bindja" është romani i fundit, shkruar nga Jane Austen dhe botuar pas vdekjes së saj me 1817. Ai rrëfen historinë e dashurisë mes kapitenit Uentuorth dhe Ana Eliotit: një dashuri e përvuajtur dhe e penguar nga familja e saj aristokrate për shkak se i dashuri i saj vjen nga një shtresë shoqërore më e ulët.
I shkruar si parodi e një stili të moçëm rrëfimi, "Transatlantiku" shtron me shaka të hidhur dhe me seriozitet thelbësor problemin urgjent të identitetit të njeriut bashkëkohor, flakur midis dallgëve të historisë dhe ngjeshur mes kontradiktash të pazgjidhshme.
Botuesja dhe poetja Rita Petro vjen me nje roman te ri, me nje projeksion te forte autobiografik per nje kohe qe eshte fshehur thelle ne nenvetedijen e secilit prej nesh dhe qe na dikton shpeshhere menyren sesi e perceptojme te tashmen tone. Kete roman autorja ia ka “besuar” shtepise botuese Onufri.
"Lepuri është i pasur" (1981) është fitues i çmimit Pulitzer (1982), i Çmimit Kombëtar të Librit (1982) i Çmimit Kombëtar të Rrethit të Kritikëve të Librit (1981). Personazhe të reja dhe të vjetra rishfaqen në këto skena të moshës së mesme të Lepurit, ndërsa ai vazhdon të ndjekë, ashtu siç di ai, ylberin e lumturisë.
E treta e serisë së zotit Shyti, duke ardhur pas Ndërhyrjeve të zotit Shyti (Dudaj, 2016) dhe Kusureve të zotit Shyti (Dudaj, 2017), kjo vepër paraqitet si vazhdimi, por edhe i themelimi i sagës së një personazhi të cilin lexuesi e njeh tashmë.