Ky punim trajton vetem arkitekturen e xhamive dhe perbehet prej hyrjes dhe kater kreresh.
Studiuesi Ian Bremmer vjen me një libër tjetër para lexuesit shqiptar: Fituesit dhe humbësit në një botë pa udhëheqje
Ky nuk është vetëm një botim historik për lexuesit e interesuar në historinë e Evropës Jug-Lindore. Në të përfshihen çështje rnë të gjera si: konvertimi fetar, "kriptolishtërimi" mes myslimanëve, metodat e skllavërimit brenda Perandorisë Osmane dhe natyrën e krijimit të mitit modern për identitetin kombëtar.
Epistolari përfshin periudhën 1897-1912 dhe përmban 145 letra, nga të cilat 89 letra e shënime janë të Faik Konicës, 55 letra janë të Baronit Zwiedinek (ose në emër të tij) dhe l letër e Dervish Himës për Faik Konicën (Letra 13). Përfshihen po ashtu të panumerizuara, si pjesë përbërëse e korrespondencës së Konicës, edhe dy letra, njëra e Visarion Dodanit...
Ky libër është një “vështrim provokues” për Zotin në zemër të tri religjioneve të mëdha monoteiste, nga koha e Abrahamit e deri më sot. Çfarë apo kush është Zoti? A ekziston vërtet Ai dhe, nëse po, pse? Çfarë sjell ekzistenca ose mosekzistenca e Tij për qenien njerëzore?
Në librin e ri “Enver Hoxha; Midis Stalinit, Hrushovit dhe Titos (1953-1961)”, autorja Juljana Krisafi sjell dokumente arkivore dhe dëshmi autentike të protagonistëve që identifikojnë me realizëm shkëlqimin dhe muzgun e të ashtuquajturës “Miqësi e Madhe”, e cila, në thelb, kishte jo vetëm interesat shtetërore e kombëtare, por edhe interesat për pushtet e...
"Gjuhët e Parajsës" do të inkurajojë gjithashtu një konceptim modern dhe demokratik ndaj "tjetrit".
Për herë të parë vjen për lexuesit një ditar i hollësishem diplomatik i planeve dhe veprimeve shtetformuese të Skënderbeut. Hap pas hapi në ndjekjen e një kariere intriguese, gjatë së cilës shpata nuk u përdor si qëllim në vetvete, por për të çarë ferrat në shtigjet e labirintit të ndërlikuar drejt objektivit politik për krijimin e mbretërisë arbre, nën...
Why have societies all across the world feared witchcraft? This book delves deeply into its context, beliefs, and origins in Europe's history. His fresh anthropological and ethnographical approach focuses on cultural inheritance and change while considering shamanism, folk religion, the range of witch trials, and how the fear of witchcraft might be...
Orientalizmi është një dukuri ideore, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në mendimin dhe letërsinë arabe në të kaluarën dhe sot. Në të kaluarën orientalizmi i mori shkencat dhe artet nga arabët dhe i dërgoi në Perëndim. Kurse sot orientalizmi i mori mendimet, teoritë dhe idetë e standardizuara perëndimore për ti ngulitur në kulturën arabe, çka...
Dëshmi në lidhje me vrasjet, keqtrajtimet, torturat ndaj popullsisë myslimane të Ballkanit nga ana e Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, të ndihmuara nga idetë pansllaviste ruse.
Një libër brilant nga një njohës i veçantë i Historisë dhe qytetërimeve, që thotë se qytetet me Histori të bujshme ishin mësuesit që i mundësuan perceptimin urban. Si duket shkëlqimi i qëndresës shpirtërore i qyteteve nga ku vijmë apo në të cilat jetojmë?
Një kryevepër intelektuale: e guximshme, me forcë imagjinate dhe provokuese. Një punë themelvënëse, që do ta revolucionojë të kuptuarit e punëve ndërkombëtare nga ana jonë. Një nga librat më të rëndësishëm që kanë dalë prej kohës së përfundimit të luftës së ftohtë.
Një libër i rëndësishëm i sociologjisë krahasuese dhe Historike. Një polemikë e mprehtë kundër eurocentrizmit dhe një mbledhje mbresëlënëse dëshmish mbi zhvillimin Historik të Europës dhe Azisë. Ky libër dëshmon se popujt lindorë që ishin lënë anash deri më tani, në fakt ishin në ballë të Historisë së progresit të njerëzimit. Autori pohon se Lindja...
Çështë Perandoria Osmane? Cilat janë institucionet e kësaj perandorie. Çfarë kuptimi ka kjo perandori? Në këto pyetje dhe në shumë të tjera përgjigjet Historiani i shquar turk Ortaylë, i cili në këtë vepër flet për sulltanët, pallatet, mënyrën e qeverisjes, lagjet, veprat monumentale, për identitetin e osmanliut etj. Autor fton lexuesin që ta rizbulojë...
Al Faruqi, filozof palestinezoamerikan, një autoritet në religjionin krahasues dhe një nga dijetarët e mëdhenj myslimanë të shekullit XX. Në këtë vepër ai paraqet kuptimin dhe mesazhin e Islamit në komunitetin më të gjerë botëror. Al Faruqi jo vetëm që e shpjegon Islamin si besim dhe veprim shpirtëror, por edhe përvojën e madhe mbi Islamin.
Libër mbi Biografinë e dijetarit të të madh të Ehli Sunnetit. Në fakt libri në fjalë e njofton lexuesin me Imam Tahaviun, mësuesit, nxënësit si dhe disa nga veprat e tij. Ky libër iu shërben studiuesve të teologjisë dhe të gjithë atyre që duan të njihen me Imam Tahaviun.
Partitë politike, një studim me ndikim rreth pyetjeve që shtrohen dhe koncepteve që përdoren në shumë kërkime politologjike e më gjerë. Kjo vepër që e ka kaluar testin e kohës, përbën një strumbullar për studimet e punës së organizuar, për partitë politike, sindikatat dhe demokracinë pluraliste në periudhën e pas-Luftës. Vepra ofron një instrumentarium...
Libri Njerëzimi siguron shtyllën kurrizore filozofike dhe historike për të na dhënë vetëbesimin për të bashkëpunuar, për të qenë të mirë dhe për të patur besim tek njëri-tjetri dhe për të ndërtuar një shoqëri më të mirë.
Vjen me ne fund ne gjuhen shqipe nje nga veprat me te shquara te mendimit boteror te dy shekujve te fundit, shkruar nga Oswald Spengler.
“Historia e vërtetë e Partisë së Punës së Shqipërisë” është pjesë kërkimi arkivor, i realizua në vitet 2015-2018 ndërsa studimi u shkrua në vitet 2018-2019. U lexua gjithë fondi i organeve udhëheqëse të Partisë së Punës dhe në pjesë të konsiderueshme e cilësore ai i strukturës së saj dhe marrëdhënieve me partitë kryesore komuniste, fonde të cilat ruhen në...
Studiuesi dhe perkthyesi Ilir Hashorva sjell per here te pare ne menyre te detajtuar dhe te plote nje studim ne shqip per rrenjet e antisemitizmit dhe si u ndertuan ideologjite e urrejtjes mbi kete bosht.
Tek vepra “Serbët dhe Arbërit” (1925), historiani dhe albanologu u shquar Milan Šufflay mbështetet në dokumente arkivore, duke bërë jo vetëm analizën paleografike por edhe interpretimin historik të tyre. Kjo vepër shkon në thelb të marrëdhënieve dhe konflikteve mes shqiptarëve dhe serbëve përgjat shekujve
Noli’s dissertation bears the short, emotionally neutral title, George Castrioti Skanderbeg, and is written strictly abiding by the didactic guide-book for a doctorate. To this day, it may well be considered a piece of model of academic writing, in terms of both its depth of research and form of presentation.