Ashtu siç është romani i luftës njerëzore, egërsisë dhe ndryshimit, Aventurat e Bakut mbase është më shumë një roman dashurie: i dashurisë që shpon çdo errësirë, i dashurisë që mund çdo të keqe.
Hapësira të pamasa bore, pyje të dendur e të vetmuar: ja bota e Dhëmbit të Bardhë. Këtu, jeta për qenin-ujk, është një luftë e përhershme me urinë, duhet të vrasë që të mos e vrasin, është një betejë e pamëshirshme kundër kafshëve të të njëjtit lloj, por edhe një lojë dinake kundër keqtrajtimeve të njeriut. Dhëmbi i Bardhë duket sikur njeh vetëm urrejtjen...
Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut të Kanadasë, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit...
Kur njerëzit kërkojnë flori nëpër të ftohtin e veriut, atyre u nevojiten qen, qen të mëdhenj e të fortë, qen që janë të zotë të tërheqin slita nëpër dëborën e pafundme, drejt minierave të arit... Bakun e rrëmbyen nga shtëpia e tij e qetë në jugun e ngrohtë dhe e shitën për qen slite. Atij nuk i mbetej tjetër veçse t’i përshtatej jetës së re dhe të ashpër:...
Martin Iden ishte dhe mbetet një roman intim edhe për këtë fund të parashikueshëm në pamjen sipërfaqësore të gjërave, por logjik në kontekstin e krizës së besimit ku përfshihet protagonisti. Ne kujdeseshim kur flisnim për të. Sepse ai kishte vdekur. Ai që personifikonte mrekullinë e punës dhe tragjedinë e famës. Ky roman vjen në shqip falë përkthimit...