Dy romancat e vitit

Anna Premoli, Nicholas Sparks A-004363

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne kete set kemi perzgjedhur dy autoret me te njohur te romances bashkekohore: Anna Premoli dhe Nicholas Sparks, me dy libra te cilet jane botuar ne shqip gjate vitit 2019: “Me prano sic jam, i dashur” dhe “Ne cdo frymemarrje” eshte nje set librash goditesh per tua dhuruar te dashurve tuaj.....

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare

2 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

1. “Me prano sic jam”, i dashur nga Anna Premoli

Ky libër vjen nga autorja e romancës më të shitur në Itali, “Të lutëm më lër të urrej”. Autorja është fituese e çmimit Bancarella. Edhe në këtë roman rrëfehet historia e një vajze, ku jeta e saj ndryshon papritur. Xhada ndodhet në konflikt me të gjithë, - dhe për rrjedhojë, ajo përballet më një lëmsh, të cilit do të duhet ti gjejë fillin....

Xhada e di mirë që është një vajzë me karakter mjaft të vështirë, prandaj nuk habitet aspak kur e gjen veten në një fazë të jetës kur nuk shkon mirë me askënd... Me të dashurin e saj historik, gjendja varet në fije të perit, kurse për marrëdhëniet me prindërit… më mirë të mos flasim.

Por Xhada ka një objektiv shumë të qartë: të diplomohet me notat më të larta dhe sa më parë të jetë e mundur. Problemet e tjera mund të kalojnë në plan të dytë.

Kështu besonte, të paktën deri sa praktika në një firmë konsulence në Milano e vuri përballë atij që, për të, kishte qenë gjithmonë prototipi i djemve që duhen shmangur po aq sa edhe murtaja: Ariberto Kastelit, përfaqësues krenar i asaj pjese të shoqërisë që i bën këmishët me porosi dhe mban pulovra firmato.

Dhe, mes tyre, kishte një precedent tepër trazues që mund të sjellë një ngatërresë nga ato që asaj nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend…

2. “Ne cdo frymemarrje” nga Nicholas Sparks

Duke nxjerrë në dritë pendesat zemërthyese dhe shpresën e pashuar, NË ÇDO FRYMËMARRJE zbulon aspektet e shumta të dashurisë që shkojnë deri në thellësitë më të fshehta të njeriut dhe ngre një pyetje: sa gjatë mund të jetojë një ëndërr?

Në traditën romantike të "Ngadhënjimi i dashurisë" dhe "Net të stuhishme", shkrimtari i bestsellerëve të New York Times-it Nicholas Sparks vjen sërish me historinë e një takimi të rastit që bëhet pikë qendrore e jetës së dy njerëzve shumë të ndryshëm, histori që kapërcen dhjetëvjetëshat, kontinentet dhe mbrapshtitë e fatit.

Hopi Anderson është në udhëkryq. Tridhjetegjashtëvjeçare, ka gjashtë vjet që është e lidhur me të dashurin e saj kirurg ortoped. Pa ndonjë plan martese në horizont dhe me babain të diagnostikuar me sëmundjen e SAL-it, ajo vendos të kalojë një javë në shtëpinë e familjes në Sunset Beach të Karolinës së Veriut që ta bëjë gati shtëpinë për shitje e të mendohet për vendimet e vështira lidhur me të ardhmen.

Tru Uollsi nuk ka qenë kurrë në Karolinën e Veriut, por është thirrur të shkojë në Sunset Beach nga letra që ka marrë nga një burrë që thotë se është i ati. Shoqërues turistësh në safari, i lindur në Zimbabve, Trui shpreson të zbulojë disa nga të fshehtat e jetës së të ëmës e të rigjejë kujtimet e humbura për vdekjen e saj.

Kur rrugët e dy të panjohurve takohen, lidhja e tyre është e menjëhershme dhe e fuqishme... por kur largohen nga njëri-tjetri ndjenjat do t’ua lënë vendin detyrimeve familjare të secilit, duke i detyruar të sakrifikojnë e të shkatërrojnë lumturinë e tyre.

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Numri i botimeveI parë