I ri Cmim i reduktuar! Vepra e plotë me 3 vëllime “Gjueti fronesh” Shiko më të madhe

Vepra e plote me 3 vellime “Gjueti fronesh”

George R. R. Martin MO0092

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një prej veprave më të arrira në trillin imagjinar, i vlerësuar me çmime, i ekranizuar dhe një prej librave në seri, bestseller që kur ka dalë në qarkullim për herë të parë. Tashmë, seria me tre vëllime, vjen e plotë edhe në shqip, falë përkthimit të Anxhela Çikopanos

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA

3 420 Lekë

-10%

3 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seria me 3 libra përmban:

1. Gjueti fronesh. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU.

Një libër që të mbërthen dhe nuk të lë ta lëshosh nga dora, derisa të kuptosh se si do të thuren komplotet për pushtet, në një botë ku krah njerëzve jetojnë në mënyrë krejt të natyrshme krijesa të botës së fantazisë, por ku njeriu me natyrën e vet makiaveliane përballë pushtetit është më i vërtetë se kurrë. Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit kjo nuhatje të mban gjallë. Fabula është vërtet e ngjeshur, e shkruar gjithë dinakëri në detaje, që autorit nuk i shpëtojnë kurrë, duke të dhënë imazhe të plotë, aq sa fillon ta kesh para syve të dy kontinentin e Perendos dhe çdo tokë tjetër përtej tij. I shkruar me 8 këndvështrime personazhesh të ndryshëm, që ndryshojnë nga kapitulli në kapitull, romani vjen me një përqasje të re, që s'e bën kurrë të mërzitshëm dhe i shton ngjyrimet e karaktereve. Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lendish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta. Mes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.

2. Përplasje mbretërish, libri i parë. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU.

Në vijim të librit të parë “Gjueti fronesh” vjen edhe seria e dytë e librit të Eposit dhe Zjarrit, “Përplasje mbretërish” me dy vëllime. Këtu gjeni pjesën e parë të këtij vëllimi. Është një rrëfim ku virgjëreshat vallëzojnë me të marrët, vëllezërit komplotojnë kundër vëllezërve dhe të vdekurit ngrihen të ecin në mes të natës; ku princesha maskohet si çunak jetim, një kalërues i dijes përgatit helm për një magjistare tradhtare; ku egërsirat e maleve zbresin nga Bjeshkët e Hënës për të plaçkitur fshatrat.

3. Përplasje mbretërish, libri i dytë. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU.

Libri i dytë i Eposit të akullit e zjarrit, Përplasje mbretërish na çon në një vend të harruar e të mrekullueshëm zhgjakësimesh e hakmarrjeje, magjish e luftërash.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Titulli origjinalGames of throne
Viti i Botimit2017, 2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnxhela Çikopano