Kategoritë

Ofertat

Lista e librave sipas Shtëpisë Botuese MORAVA

Shtëpia Botuese MORAVA e ka nisur aktivitetin e saj në fushën e shtypshkrimeve që në vitin 1991. Pas shumë viteve përvojë, aktiviteti i saj u shtri edhe në fushën e botimeve të teksteve shkollore dhe librave artistikë.


Botimet në fushën e letërsisë artistike i përkasin grupmoshave të ndryshme, duke iu ofruar një kohë të vyer në praninë e librit.


Shtëpia botuese MORAVA i ka kushtuar një hapësirë të veçantë titujve të letërsisë së huaj bestsellerë dhe autorëve të vlerësuar, që të rrëmbejnë në tregimet e përshkrimet e tyre.


Këtu përfshihen botime për fëmijë, libra artistikë, filozofikë dhe triller.


Shtëpisë Botuese MORAVA ka rreth 45 tituj librash shkollorë të lëndëve të ndryshme: matematikë, gjuhë, muzikë, histori, gjeografi etj.


E gjithë kjo mori titujsh dallohet për saktësi shkencore, metodike, për cilësi të lartë botimi. Kjo vjen si rezultat i punës së madhe të shtëpisë sonë botuese dhe kritereve që ndjekim për hartimin e teksteve shkollore duke filluar që nga përzgjedhja e autorëve më të mirë, të cilët kanë kualifikime dhe përvojën në fushën e hartimit të teksteve dhe të mësimdhënies. 

për faqe
Shfaq 1 - 32 nga 91 libra
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Prostata është një organ shumë i rëndësishëm, prej të cilat burrat marrin vitalitet, energji krijuese, impulse seksuale dhe pa të cilën shëndeti i përgjithshëm dhe cilësia e jetës do të rrezikohej tej mase. Ky libër, jo vetëm na ofron një tablo të plotë të teknologjive më të fundit mjekësore tradicionale, por edhe paraqet me shumë qartësi mundësi të reja...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    Historia e një vajze, e cila në një çast vendos të vrasë veten, sepses a herë mendon se ka zgjidhur një problem, papritur del diçka tjetër. Para se të vetëvrasjen, ajo shkruan një letër, në të cilën lë nga një mesazh për të gjithë të afermit. A do ta lexojnë ata mesazhin?! Po ajo, a do ta vrasë veten?!

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Shoqëria e mbështetur te grupimet ku besonte dikur Tris Prajëri po shpërbëhet... e thyer nga dhuna dhe betejat për pushtet, e gërryer nga humbjet e tradhtitë. Prandaj, kur i vjen mundësia për të eksploruar botën përtej kufijve që njihte deri atëherë, Trisi ishte gati.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Nuk është në stok

    Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782; më 12 shkurt 1947; më 10 korrik 1947; më 21 maj 2009 Ky roman ka zënë fill dhe ndoshta të gjithë ne jemi të përfshirë në të, edhe pse nuk e dimë, sepse asgjë nuk ndodh rastësisht, sepse udha jonë është e paracaktuar. Sepse fati është shkruar në Bibliotekën e të vdekurve.

    900 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    Dy mësues ngrenë vështrimin të pataksur. Mbajnë në dorë diçka që në Aushvic është rreptësisht e ndaluar, po u zbuluan dënohen me vdekje.

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Nje histori tragjike nga Siria, - ku permes jetes se nje familje ne Alepo, - na vjen e gjithe tragjedia, e rrefyer mjeshtrisht, ne detaje, dhe me permasat e drames se vertete.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    600 Lekë Nuk është në stok

    Gjatë një udhëtimi me avion, për të takuar shoqen e ngushtë, Ani njihet me Hansin dhe bie në dashuri. Pa kaluar shumë kohë, ajo merr vesh se ai është jo vetëm përdorues droge, por edhe shpërndarës. Pa e kuptuar edhe vetë, shumë shpejt, ajo e gjen veten të përfshirë në biznesin e të dashurit.

    600 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Nuk është në stok

    Julian Trislovi, punonjës i BBC-së dhe Sem Finkleri, filozof i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht një marrëdhënieje të tendosur mes tyre dhe jetëve shumë të ndryshme, ata nuk i kanë humbur pothuaj kurrë kontaktet me njëri-tjetrin dhe me ish-mësuesin e tyre, Libor Sevçikun, një çekosllovak, i cili shqetësohej më shumë për problemet anë...

    900 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Çmimi i lirisë shqyrton dhe shpjegon historinë magjepsëse dhe të ndërlikuar të Europës Qendrore e Lindore, vendet e sotme të Republikës Çeke, Hungarinë etj. Autori hulumton çështje dhe polemika të tilla si tensioni mes vendeve të zhvilluara industriale të Perëndimit dhe vendeve agrare të Europës Qendrore dhe Lindore.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    900 Lekë Në stok

    Romë, 1139. I trazuar, një burrë ngriti sytë drejt kupës qiellore. Duke ndjekur shenjat e paralajmëruara nga paraardhësit, mbërriti në Qytetin e Përjetshëm, për të qenë i pranishëm gjatë shfaqjes së eklipsit, ku rreshtimi i yjeve do të jetë i papërsëritshëm. Në orën e caktuar, hëna, pak nga pak, u tret në errësirë dhe feksën 112 yje. Ishte shenja që...

    900 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Çpo bën kështu, mama? Jo, nuk po lexon ditarin e fshehtë të sat bije. Edhe më zi se kaq. Ajo sapo të zuri gafil, teksa përvidheshe jashtë, rrasur e ngjeshur në minifundin e saj, me tulet e laprat që të vërshonin nga të gjitha anët. Po çfarë do të bëje për ta shtënë në dorë tët shoq? Gjithçka.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri

    Dhoma është letërsi e shkëlqyer klasike! Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Divergjentja është një seri tërheqëse dhe magjepsëse, që të mban peshë pareshtur dhe ku të papriturat nuk kanë fund. Do të kalojë shumë kohë para se tju largohet nga mendja vizioni mbreslënës i saj për të ardhmen.

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Në një vend ballkanin, që po shëron plagët e luftës, Natalia, një doktoreshë e re, përpiqet të zbulojë rrethanat e mistershme të vdekjes së gjyshit të saj. Teksa kërkon, ajo i kthehet kopjes së vjetruar të Librit të xhunglës dhe rrëfimeve të gjyshit për takimet me Njeriun-që-nuk-vdiste-dot. Por, më e magjishmja nga të gjitha, është historia që gjyshi nuk...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Ky libër është një histori dashurie, pushteti, tradhëtie e Valerié Trierwellier, ish-bashkëshortes së presidentit francez Fransua Hollande. Në këtë rrëfim vjen jo vetëm përmasa reale e kreut të shtetit francez, me sekretet në Pallatin Elise, por edhe botimi i librit dhe tregtimi në Francë është bërë fillimisht në mënyrë klandestine

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Nuk është në stok

    Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.

    800 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Koorporata e Unionit të Karbitit, përgjegjëse për shumë katastrofa industrial, ndër të cilat atë të Bopalit me 1984-ën, ka një histori tronditëse, që e ka frymëzuar Kjartan Flogstadin të shkruajë këtë roman gjithëpërfshirës. Pa makinacione, romancieri i bën një homazh tronditës guximit të punëtorëve norvegjezë dhe bukurisë së gjesteve që i plotësojnë.

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Nuk është në stok

    Prej vitesh jetoj larg Shqipërisë, prandaj massmediat shqiptare, veçanërisht, shtypi dhe interneti, por, deri diku, edhe televizionet më kanë shërbyer si shqisa, me të cilat perceptoj ngjarjet e atjeshme, reagimet e njerëzve, zhvillimet, dështimet dhe, në përgjithësi, imazhin, që kultivojnë shqiptarët për vetveten.

    700 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Qëkur zotat e Egjiptit të lashtë u lëshuan në botën moderne, Karter Keini dhe e motra, Sejdi, janë në telashe. Si pasardhës të Shtëpisë së Jetës, Keinët kanë fuqi magjike, por zotat dinakë nuk iu lanë kohë që t'i praktikonin ato në shkollën për trajnimin e magjistarëve të rinj, në Bruklin.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri
  • Shikim i shpejtë
    1 800 Lekë Në stok

    Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.

    1 800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Nuk është në stok

    Libri fillon me lindjen e njërit prej personazheve kryesore dhe rimishërimit të tjetrit. Në një qytet të vogël hebre, diku në Europë, një djal i ri paguan një rabin moshëthyer që të krijojë një nuse për të: një golem femër, e cila do ti bindet për çdo gjë. Gjatë udhëtimit të tyre për në Amerikë, i riu sëmuret dhe vdes, kurse golemi e gjen veten në një...

    1 000 Lekë
    Shto në shportë Më shumë
    Nuk është në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I riI ri

    Ai mendon se sekreti i tij është i pazbulueshëm. Por ajo e di të vërtetën…

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok
    I ri
  • Shikim i shpejtë
    800 Lekë Në stok

    Jeta e Sorajës, një vajze 15-vjeçare, merr rrokopujën një mëngjes të vitit 2004, kur president Gadafi viziton shkollën e saj, duke ia përkëdhelur flokët. Vajza ndihet krenare dhe e lumtur nga takimi me presidentin, nuk e di se sakaq është dënuar. Përkëdhelja e flokëve është një sinjal që do të thotë: "Kjo vajzë është imja". Të nesërmen, Sorajën e marrin...

    800 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    700 Lekë Në stok

    Për paraardhëset tona, cikli menstrual ka qenë një burim i energjive krijuese të mrekullueshme, shpirtërore, seksuale, emocionale, mendore dhe fizike. Ishte një dhuratë që i fuqizonte gratë për të përtërirë veten çdo muaj, për të manifestuar dhe për të krijuar botën rreth tyre, thellësisht të lidhur me tokën dhe familjen e tyre, si dhe për të shprehur...

    700 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 250 Lekë Në stok

    Libra që edhe të rriturin e kthejnë në periudhën e adoleshencës, duke i bërë të besojnë se do të përjetojnë sërish dashuri marramendëse dhe do duan që koha të ndalet në ato çaste. Kurt ë mbaroni së lexuari librin e parë, do t'ju lindë dëshira të përpini pjesën tjetër të serisë.

    1 250 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 200 Lekë Në stok
    I ri

    1 200 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    1 000 Lekë Në stok

    Libri i tretë dhe i fundit i sagës KRONIKAT E KEINËVE Apofisi, gjarpri i Kaosit, kërcënon ta zhytë botën mbarë në terrin e përjetshëm. Karteri dhe Sejdi Keini gjenden përpara një detyre të pamundur: ta asgjësojnë një herë e përgjithmonë.

    1 000 Lekë
    Në stok
  • Shikim i shpejtë
    2 000 Lekë Në stok
    I ri

    Pas rreth 40 vitesh nga dalja e dispensës mbi Historinë tonë të Muzikës, del për herë të parë libri “Historia e muzikës shqiptare” si kontribut i  punës disa vjeçare  të  Prof. As. Nestor Kraja. Ky botim i mbështetur nga Fakulteti i Muzikës i Universitetit të Arteve në Tiranë pasqyron trajektoren e zhvillimeve muzikore shqiptare nga bulëzimet profesionale...

    2 000 Lekë
    Në stok
Shfaq 1 - 32 nga 91 libra