I ri Cmim i reduktuar! Seria e kronikave të Narnias Shiko më të madhe

Seria e kronikave te Narnias

C. S. Lewis BD0526

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo seri është shitur në më shumë se 100 milionë kopje dhe ndonëse është shkruar shumë dekada më parë vazhdon të magjepsë dhjetëra mijëra lexues të rinjë çdo vit. Famirësisë Kronikat e Narnias kanë ardhur në shqip të gjitha dhe është investimi më i mirë për çdo lexues që do të bëjë pjesë të leximeve magjitë fantastike të professor Lewis, i cili ka dhënë letërsinë e Mesjetës dhe të Rilindjes Europiane në dy prej universiteteve më të famshme në botë: Në Oksford dhe në Kembrixh. Thjeshtë, të mbetet ta vësh në bibliotekën personale këtë set magjik…..

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj

4 410 Lekë

-10%

4 900 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

SETI PËRMBAN KËTO LIBRA:

1. Kronikat e Narnias, Luani, magjistarja dhe dollapi i rrobave. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:           

Narnia... vendi pas Dollapit të Rrobave, vendi i fshehtë që njohin vetëm Piteri, Suzana, Edmundi dhe Lusi... vendi ku fillon aventura. Lusi është e para që zbulon sekretin e Dollapit të Rrobave në shtëpinë e vjetër misterioze të Profesorit. Në fillim askush nuk e beson, kur ajo tregon për aventurat e saj në Narnia. Por shumë shpejt, Edmundi dhe pastaj Piteri e Suzana e zbulojnë vetë magjinë dhe takohen me Asllanin, Luanin e Madh. Sa hap e mbyll sytë jetët e tyre ndryshojnë përfundimisht.

2. Kronikat e Narnias, Princi Kaspian. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Një vend ku flasin kafshët, ku flasin pemët, ku pritet të fillojë një betejë. Një princ, të cilit i mohohet e drejta legjitime e fronit, mbledh ushtrinë në një përpjekje të dëshpëruar për të larguar nga toka e tij një princ të rremë.

3.Kronikat e Narnias, Udhëtimi i anijes me vela. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Narnia... atje ku zgjohet një dragua... ku yjet çapiten mbi tokë... ku gjithçka mund të ndodhë. Një mbret dhe bashkudhëtarët e tij nisin një lundrim që do t'i çojë përtej tokave të njohura. Teksa lundrojnë gjithnjë e më larg cakut të njohur deri tani të ujërave, ata zbulojnë se kërkimi i tyre është më shumë nga ç'kanë përfytyruar dhe se fundi i botës është veçse fillimi...

4. Kronikat e Narnias, Karrigia e argjendtë. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:     

"Karrigia e argjendtë" është historia e shpëtimit të një princi të mbajtur peng, ku shpëtimtarët përballen me më të bukurën dhe më vdekjeprurësen e të këqijave që mund të kishin imagjinuar ndonjëherë.

5. Kronikat e Narnias, Djaloshi dhe kali. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:          

"Djaloshi dhe kali" është historia e kuajve që flasin, e tradhtisë që zien, e vendit ku gjithçka pritet të ndodhë, ashtu si të jetë e thëna

6. Kronikat e Narnias, Nipi i magjistarit. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:          

Gjatë një përpjekjeje të guximshme për të shpëtuar një jetë, dy shokë përfundojnë në një botë tjetër, ku një shtrigë e keqe përpiqet t'i mbajë skllevër.

7. Kronikat e Narnias, Beteja e fundit. Vetëm këtë libër porosite tek linku KËTU:

Këtu tregohet historia që vë provë besimin. Si e ngjallin gënjeshtrat frikën, ku çdo shpresë duket e humbur?

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë