I ri Cmim i reduktuar! Shtate bashkeshortet e Evelin Hygose Shiko më të madhe

Shtate bashkeshortet e Evelin Hygose

Taylor Jenkins Reid A-007999

Libër i ri

12 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928005021

924 Lekë

-23%

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

EVELIN Hygo, tashmë e moshuar dhe e tërhequr nga bota, më në fund ndihet gati të thotë të vërtetën lidhur me jetën e saj magjepsëse dhe skandaloze. Por, kur zgjedh gazetaren e panjohur të një reviste, Monika Grantin, për këtë punë, askush nuk habitet më shumë se vetë Monika. Pse ajo? Dhe pse tani?

Monikës nuk i shkojnë punët mirë. Burri e ka lënë, jeta profesionale i ka marrë rrugë pa krye. Pavarësisht se pse e zgjodhi Evelina për t'i shkruar biografinë, Monika është e vendosur ta përdorë këtë mundësi për t'i dhënë një shtysë përpara karrierës.

Në apartamentin luksoz të Evelinës, Monika dëgjon e mahnitur historitë që i tregon aktorja. Duke e nisur nga mbërritja në Los Anxhelos në vitet 1950, te vendimi për ta lënë biznesin e shfaqjeve në vitet 1980 dhe, sigurisht, duke i treguar edhe për shtatë burrat që kishte ndërruar, Evelina shtjellon një histori ambicieje të pamëshirshme, miqësish të papritura dhe dashurish të ndaluara.

Monika fillon të ndihet mjaft e lidhur me yllin legjendar por, ndërsa historia e Evelinës i afrohet fundit, bëhet e qartë se, jeta e saj ndërthuret me atë të Monikës në mënyrë tragjike dhe të pakthyeshme.

Të dhëna

Faqe468
ISBN9789928005021
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani
RomanRomancë&Pasion