Cmim i reduktuar! Edhe dy libra me aventura nga David Walliams Shiko më të madhe

Edhe dy libra me aventura nga David Walliams

David Walliams A-000516

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

David Walliams eshte nder autoret qe lexuesit e vegjel tashme e adhurojne, kudo ne bote, por edhe ne Shqiperi. Duke pare vemendjen e madhe qe merr vepra e tij, ne kete set, ne kemi sjelle dy prej librave te tij qe jane hedhur ne qarkullim kete vit dhe qe i rekomandojme si pjese te leximeve te veres: “Bisha” dhe “Zhuli” jane libra plot aventura dhe fantazi, dhe qe do t’ua bejne me te bukura ditet e pushimeve verore.

Më shumë detaje

100 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart

2 430 Lekë

-10%

2 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Seti me dy libra permban:

“Zhuli” nga David Walliams

Nje tjeter liber fantastik i David Walliams vjen per lexuesit e vegjel. TANI ËSHTË RADHA E ZHULIT! Njihuni me Nedin, djalin e jashtëzakonshëm me një superfuqi krejt të veçantë. ZHULFUQINË!

Mirësevini në Ishullin e Lëmishtës!

Në këtë ishull të vogël banon një numër i madh njerëzish të rritur të tmerrshëm. Shkolla, parku, dyqani i lodrave dhe, madje, edhe makineta e akulloreve në këtë ishull drejtohen nga të rritur të shpifur: gjëja që u pëlqen atyre më shumë është t’ua nxijnë jetën fëmijëve.

Personi më i neveritshëm nga të gjithë këta është pronarja e ishullit, teze Greta Kurnacja!

Dikush duhet t’ua tregojë vendin atyre! Po kush mund të jetë aq guximtar?!

“Bisha e pallatit mbreteror” nga David Walliams

Londra është e rrënuar, njerëzit janë të uritur dhe vendin e ka pllakosur kudo errësira...

Princ Alfredi - një djalë shëndetlig i dhënë pas librave - nuk ka dalë kurrë nga muret e sigurta të pallatit mbretëror. Por tani në Bakingam po ngjasin gjëra të çuditshme dhe jeta e Alfredit nuk do të jetë më e njëjta.

Në mes të natës, zhurma e hapave të një përndjekjeje të tmerrshme kumbon nëpër korridore. Është pikërisht çasti kur po marrin me forcë mamanë e shtrenjtë të Alfredit, vetë Mbretëreshën, për ta mbyllur në Kullën e Londrës. Alfredi duhet të bëhet i guximshëm e të ndërmarrë një mision të jashtëzakonshëm për ta shpëtuar atë... dhe mbarë botën.

Udhëtoni para në kohë për t’u njohur me një aventurë fantastike: një histori me mite e legjenda që ka për t’jua mbajtur zemrat peshë deri në fundin emocionues të saj.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Viti i Botimit2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë