I ri Serotonina Shiko më të madhe

Serotonina

Michel Houellebecq A-003531

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

“Serotonina”, me magjinë e saj të papërsëritshme, mes ironisë thukëse dhe trishtimit të fshehur pas saj, është një vaj për jetën e vërtetë që po venitet relievit mahnitës të Francës. Houellebecq është zëri i qartë francez, që bën shpjegimin tronditës për Europën sot, por edhe të botës ku po jetojmë. Si përherë, edhe me këtë vepër, “profeti ogurzi” e parashikoi lëvizjen e “jelekëve të verdhë” disa javë përpara se ajo të shpërthente, siç ka ndodhur deri tani me veprat e tij

Më shumë detaje

892 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221339

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një nëpunës francez, i cili ia ka kushtuar karrierën e tij bujqësisë, agrokimisë dhe bioteknologjisë, tashmë është pjesë e ekipit që kujdeset të promovojë djathërat francezë në tregun europian dhe t’i mbrojë ata nga kërcënimi i globalizimit.

Ai sapo është ndarë nga e dashura, Juzuja, një rioshe japoneze njëzet vjet më e re, dhe po jeton me kujtimet e flirteve dhe dashurive të shkuara, mes të cilave, ndjenja e fuqishme për Kamilën, do ta shtyjë sërish nëpër aventura të reja.

I gjendur në këtë zgrip, ai lë apartamentin e tij dhe nis e endet nëpër hotele luksoze, i qetë se Kaptoriksi, antidepresivi që merr me rekomandimin e një mjeku të çuditshëm, do t’ia shtojë prodhimin e Serotoninës në trup, kësisoj do ta mbajë njeri normal dhe funksional, edhe pse me riskun për t’u privuar nga libidoja dhe kënaqësitë e saj.

VLERESIME

“Mes diktatorëve të heshtjes së kohëve tona, vetëm ca prej tyre ia kanë dalë të bëjnë zhurmë aq zëlartë, sa Michel Houellebecq.”

-John Banville

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe272
ISBN9789928221339
Titulli origjinalSerotonine
Viti i Botimit2019
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEdit Dibra
RomanPsikologjik