Ishulli i mundshem Shiko më të madhe

Ishulli i mundshem

Michel Houellebecq SB0034

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Michel Houellebecq është një nga mendjet me brilante të letërsisë së sotme franceze, shkrimtari më i madh francez pas Kamysë.

Më shumë detaje

2 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN978 99943 51 57 2

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

A më bën të përjetshëm klonimi? - kjo pyetje e mundon Danielin, një burrë i palumtur nga jeta dhe dashuria. Pas dy martesave, e para vetëm dashuri, ndërsa e dyta vetëm seks, dhe disa rimishërimeve në klone pasardhës që iarrin me ndihmën e sektit të Elohimitëve, Danieli klon, sikurse qëniet njerëzore nga rrodhi, bëhet i ndërgjegjshëm mbi gravitetin e jetës njerëzore. Brezat e ardhshëm të klonuar të Danielit origjinal, mes tyre edhe Danieli 24 dhe Danieli 25, rreken të kuptojnë jetën e Danielit të parë, por u mungon sentimenti njerëzor. Kloni ynë jeton ditët e fundit të njerëzimit, shkatërrimin e besimeve fetare dhe civilizimit, ai është një vetmitar që bart sekretin e jetës njerëzore, emocionin. Për shkak të erotizmit grafik të romanit (për ca mund të quhej madje pornografi), për shkak të dilemave mbi plakjen e qëndrimeve kontraversale personale, që vetë Michel Houellebecq ka manifestuar në jetën e tij, ky roman provokon shumë. Ndaj, kritika botërore e këshillon lexuesin në përgjithësi ta "shpërfillë" autorin e të lexojë këtë roman mahnitës e thellësisht intelektual.

Të dhëna

Faqe327
ISBN978 99943 51 57 2
RedaktoriPersida Asllani
Viti i Botimit2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSaverina Pasho