Michel Houellebecq SB0033
Libër i ri
Platforma nuk është një ese mbi turizmin seksual. Është një roman i shkëlqyer mbi çështjen e përhershme të marrëdhënieve të komplikuara mes burrave e grave, mbi keqkuptimet e përjetshme, të mohuara një ditë nga një takim autentik, një lloj mrekullie, një revolucion intim. Le Monde des Livres
8 Artikuj
Shtëpia Botuese | Skanderbeg Books | |
| ISBN | 978 99943 51 15 2 | |
Michel, një nëpunës i administratës shtetërore franceze, vendos të marrë një udhëtim të zakonshëm pushimesh në Tailandë. Në këtë rastësi të tij, ai do të gjendet, herë si spektator, e herë si aktor, në rrjetin e turizmit seksual botëror. Ai, nuk mban një qëndrim të vetin, por konstaton dhe konstatimi i tij është ironik, therës, agjësues. Kjo lloj natyre e kultivuar nga jeta sedentare dhe pa motive, do të ndryshojë dalëngadalë. Ai do të bjerë në krahët e një dashurie që do ta shtyjnë të hyjë në zemër të kësaj platforme, ku duket se kërkon të mbështetet kjo botë, me të gjitha të mirat dhe këqijat e saj. Michel Houellebecq është cilësuar nga media si shkrimtar me nuhatje profetike. Fare pak kohës pas daljes së këtij libri, në fundin e të cilit përshkruhet një akt i rëndë terrorist, ndodhi 11 shtatori. Bota letrare ktheu kryet nga paralajmëruesi; ai ishte autori i parë që me gjuhën e tij të mprehtë, ia parashikoi botës së fjetur këtë kërcënim për prishje të ekuilibreve njerëzorë. Michel Houellebecq është ndër autorët më kontraversalë evropianë dhe i njohur tashmë në të gjithë botën për rrëfimin e tij ironik. Gjuha e ashpër dhe e drejtpërdrejtë e përshkrimit të turizmit seksual prej tij, është gjuha e shpjegimit të një realiteti, jo tashmë të fshehur e kërcënues, por ekzistent dhe vrasës.
| Faqe | 257 |
| ISBN | 978 99943 51 15 2 |
| Viti i Botimit | 2007 |
| Vendodhja | Tirane |
| Gjuha | Shqip |
| Tipi i publikimit | Libër |
| Numri i botimeve | I parë |
| Përkthyesi | Xhelal Kurtina |
Sëmurës e mbërthyes, i pasur e provokativ, “Thërrmija elementare” të mahnit edhe si një roman idesh, por dhe për portretin e një shoqërie, - a vetë njerëzimit, që e ka humbur aftësinë e të qenit një e tërë.
Një libër për rravgitjen krijuese, për dëshpërimin e njohjes së vetvetes dhe botës që të rrethon. Padyshim një nga romanet me inteligjentë të këtij të 'sëmuri nga letrat', këtij shkrimtari të pazakontë.
Francë, viti 2022. Pra, shtatë vjet pas 7 janarit tronditës të këtij viti, kur sulmi terrorist mbi revistën satirike Charlie Hebdo, ndodhi po ditën e publikimit të "Nështrimit". Libri u shit qysh në orët e para në mënyrë marramendëse, si rrallë ndonjë autor francez deri më sot, dhe vazhdon ende të jetë ndër librat më të shitur e më të përfolur në botë.
Ky djalë ka vërtetë nevojë për terapi". Ai është i pashërueshëm..." Washington Post "Ka të ngjarë që ky autor të bëhet kult! Ai është mahnitës!" Time Out
Michel Houellebecq është një nga mendjet me brilante të letërsisë së sotme franceze, shkrimtari më i madh francez pas Kamysë.
“Serotonina”, me magjinë e saj të papërsëritshme, mes ironisë thukëse dhe trishtimit të fshehur pas saj, është një vaj për jetën e vërtetë që po venitet relievit mahnitës të Francës. Houellebecq është zëri i qartë francez, që bën shpjegimin tronditës për Europën sot, por edhe të botës ku po jetojmë. Si përherë, edhe me këtë vepër, “profeti ogurzi” e...
Në këtë roman, Michel Houellebecq analizon ndërveprimet e koklavitura ndërmjet politikës dhe shoqërisë, si dhe lidhjet mes sferës politike dhe asaj private nga fijet e së cilës nuk shpëton dot askush."
Jam përpjekur t’i klasifikoj “ndërhyrjet” në rend kronologjik, për aq sa mbaja mend datat. Ekzistenca qoftë edhe në dukje e kohës ka qenë gjithmonë acaruese për mua; por është bërë zakon të shihen gjërat në këtë mënyrë. Pra, për këtë herë, e pranoj.