I ri Novela Botërore - 2 Shiko më të madhe

Novela Boterore - 2

Grup autorësh BPO0026

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vëllimi Novela Botërore - 2, sjellë në shqip nga “Botimet Poeteka” i ofron lexuesit të ri disa prej shkrimtarëve me të rëndësishëm botërorë, tre prej të cilëve janë fitues të Çmimit Nobel për letërisnë (përkatësisht RUDYARD KIPLING - SELMA LAGERLÖF - FRÉDÉRIC MISTRAL.) Tekstet janë përkthyer nga Dr. Silvana Leka dhe janë një hyrje e goditur për të komunikuar lexuesit e rinj me këta mjeshtra të letërsisë botërore.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Poeteka
ISBN9789928230096

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

ANTON CHEKHOV me historinë e Volodjas dhe Çeçeviçit na fut në botën e peripecive të dy adoleshentëve, që duan të arratisen. Po ku? Prej kujt? Nga jeta e mërzitshme që ata bëjnë në qytezën e tyre të vogël dhe të mbyllur? Nga familjarët e tyre që u japin vetëm këshilla? Nga shokët dhe shoqet që nuk i kuptojnë? Ç’nuk punojnë ata për ta thyer monotoninë dhe për të jetuar ndryshe! Krijojnë miq. lidhje dhe jetë virtuale, që ndodh vetëm brenda mendjeve të tyre. Por ajo që ata djelmosha dinë të bëjnë më mirë se çdo gjë tjetër është të ëndërrojnë dhe të ngrenë një realitet që ka më shumë fantazi se realiteti në të cilin jetojnë. Çfarë ndodh me ata të dy? Bëhen qesharakë? I përmbushin dëshirat? Apo me fantazitë e tyre bëhen aq të pëlqyeshëm, sa edhe ne duam t’u ngjajmë dhe të kemi fatin e tyre?

MIGUEL de CERVANTES, me gjuhën e fabulës, sjell dialogun mes dy qenve: Berganxas dhe Shipionit. Përmes rrëfimit të jetës së tyre, jeta e njerëzve satirizohet aq shumë sa kuptojmë sesa e pandryshueshme është natyra njerëzore dhe sa të pandreqshme bëhen marrëdhëniet mes nesh kur futen më mes egoizmi dhe pasionet e verbëra. Teksa Berganxa rrëfen jetën e tij, gjithkush, sidomos ata që kanë patur rastin të njohin besnikërinë e një qeni, do të donte t’i gjendej pranë, ta përkëdhelte, të kujdesej për të. Sa për Shipionin… Duhet të lexojmë novelën sesi shkon jeta për të.

CHARLES DICKENS, ky mjeshtër i ndërtimit të karaktereve dhe situatave, në prozën e tij të fortë dhe të drejtpërdrejtë, me fjali që nuk të shlyhen lehtë nga kujtesa dhe që ke dëshirë t’i përdorësh edhe gjatë bisedave në shoqëri, rrëfen historinë e një djali të cilit i ati, një njeri i njohur, i tha se nuk po i linte pasuri tjetër, veç emrit të mirë. Po a është gjithmonë i mjaftueshëm vetëm emri i mirë? A është e mjaftueshme trashëgimia që na lënë të tjerët, në një jetë me sfida gjithmonë e më të forta? Shpejt djaloshi kupton se emri i mirë që i ati i kishte si pasuri nuk mjaftonte. Emri ishte vetëm një fillesë e mbarë, që i hapte udhën dhe e lidhte me miqtë e të atit, që prisnin shumë prej tij. Vetëm kaq. Pjesën tjetër duhej ta fitonte vetë. I duhej ta krijonte vetë emrin e tij. Madje ta tejkalonte atë çka i kishte lënë i ati. Po si? A ishte e mundur kjo? Kur ke një baba aq të njohur, e ke më të lehtë apo më të vështirë?

FRÉDÉRIC MISTRAL, sjell tregimin e mrekullueshëm të një djali të ri, të cilin fantazia e çon në vise të panjohura. Aty ai ku kryen trimëri të rralla e të pashoqe, si të heronjve, me të cilat mund të mburrej kushdo. Por bëmat e tij zhduken sapo ai hap sytë dhe kupton se trimëritë jo vetëm që nuk kanë ndodhur, por ai nuk ka dalë ende nga shtëpia. Ai nuk ka bërë asnjë hap jashtë dere, nuk ka takuar asnjë njeri tjetër veç vetes së tij dhe se gjithçka që ai treguar është pjellë e imagjinatës së tij. I duhet të kthehet në realitet. Nuk duhet të aktrojë më. I duhet të jetojë të vërtetën e realitetit, të pranojë se është i vetmuar dhe se duhet të bëjë diçka për ta ndryshuar jetën e vet.

RUDYARD KIPLING përzien fantazinë e harlisur dhe humorin shpërthyes, kur rrëfen versionin e tij lidhur me me teorinë e evolucionit të Darvinit dhe Zanafillën e Botës. E dimë sesi u krijua bota, qielli dhe toka, por a e dimë sesi janë krijuar edhe kafshët që duam aq shumë, që i mbajmë në shtëpi dhe që kënaqemi kur nga dokumentarët në ekran mësojmë kureshti nga jeta e tyre? Kipling rrëfen shumë këndshëm historinë sesi hunda e padobishme e një elefanti të vogël plot kërshëri, arrin të bëhet një feçkë e gjatë, aq e gjatë sa me të mund të frekohet në lumë dhe të lëshojë tinguj si trombat luftarake. Por hunda, siç e lexojmë në këtë rrëfim, i zgjatet edhe më shumë, sidomos pasi pyet se çfarë ha krokodili për mëngjes, çfarë pëlqen më shumë ai, mish apo është bërë vegjetarian?

SELMA LAGERLÖF sjell rrëfimin e një zogu që nuk kishte asgjë të bukur. Përmes këtij tregimi që gjendet në çdo antologji, Langerlöf i dhuron lexuesit një thesar të mbushur me emocione të forta. Është rrëfimi mbi një zog të vogël të cilit, Krijuesi, ditën kur u krijuan kafshët dhe shpezët, harroi t’i jepte ngjyrë për puplat. Pse ndodhi kjo? Mbaruan ngjyrat? Kështu kishte dashur Krijuesi? Tregimi e ka shpjegimin e vet për këtë, por zogu i vogël mbeti krejt i hirtë. Dikush e tallte, dikujt i vinte keq, por askush nuk rrinte pa e venë re se zogut i mungonte diçka. I mungonte Bukuria. Çfarë duhet të bënte zogu i vogël? Ky rrëfim, i njohur botërisht për vlerën shpirtërore dhe cilësinë letrare të shkrimit, shndërron një zog të thjeshtë, ngjyrë gri, në një krijesë aq të dashur si Gushkuqi, duke na kujtuar njëkohësisht mirënjohjen dhe kërkimin e vlerave edhe aty ku ato fshihen, më në thellësi.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe126
ISBN9789928230096
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSilvana Leka