I ri Fashizmi – nje paralajmerim Shiko më të madhe

Fashizmi – nje paralajmerim

Madeleine Albright A-005114

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është një shqyrtim personal dhe ngulmues mbi fashizmin në shekullin e XX nga ish-sekretarja Amerikane e Shtetit, znj. Madeleine Albright. Në këtë libër bestseller të New York Times, autorja analizon trashëgiminë historike që po formëson disa ide radikale të ditëve tona të cilat rrezikojnë demokracinë dhe paqen.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan Noli
ISBN9789928266910

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shekulli i XX u karakterizua nga përplasja mes demokracisë dhe fashizmit, duke krijuar pasiguri në lidhje me ekzistencën e lirisë njerëzore dhe duke lënë miliona njerëz të vdekur në përplasjet mes tyre. Duke marrë parasysh këto tmerre njeriu pret që bota të mos i pranojë pasardhësit shpitërorë të Hitlerit dhe Musolinit, nëse lindin në epokën tonë. Tek vepra “Fashizmi, - një paralajmërim” autorja rrëfen përvojën e saj nga jeta si fëmijë në Europën e shkatërruar nga lufta dhe nga karriera e shquar e saj si diplomate.

Fashizmi, sikundër tregon Albright, jo vetëm që mbijetoi gjatë gjithë shekullit të XX por tani përbën kërcënimin më djallëzor për paqen dhe drejtësinë ndërkombëtare se në çd kohë kohë tjetër që pas Luftës së Dytë Botërore. Vrulli i demokracisë që përfshiu botën me rënien e Murit të Berlinit ka bërë hapa prapa. Në shumë vende, faktorët ekonomikë, teknologjikë dhe kulturorë po dobësojnë qendrën politike, duke fuqizuar ekstremet e djatha dhe të majta.

Fashizmi – një paralajmërim është një libër për kohën tonë, qpor që ka vlerë në të gjitha kohërat. Shkruar me mençuri nga dikush që jo vetëm e ka studiuar historinë por që ka ndihmuar në forëmzimin e saj, thirrja e tij për tu ngritur na jep mësime që duhet ti kuptojmë dhe shtron pyetje prej të cilave duhet t’u përgjigjemi nëse duam të shpëtojmë veten tonë, duke mos përsëritur gabimet tragjike të së shkuarës.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe310
ISBN9789928266910
Viti i Botimit2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
HistoriBota