I ri I ri Lufta per cipin Shiko më të madhe

Lufta per cipin

Chris Miller BAT0677

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një histori epike e betejës dhjetëra vjeçare për të kontrolluar burimin më kritik të botës – teknologjinë e mikroçipeve – ku konflikti midis perëndimit dhe Kinës sa vjen e ashpërsohet më tej.

Më shumë detaje

1109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
ISBN9789928341860

1 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shumë do të çuditeshin po ta dinin se mikroçipet janë nafta e re – burimi i pakët nga i cili varet bota moderne. Sot fuqitë ushtarake, ekonomike dhe gjeopolitike ngrihen mbi themelet e çipeve kompjuterike. Virtualisht çdo gjë – nga raketat deri te mikrovalët, nga telefonat Inteligjentë deri te tregjet e aksioneve – vihen në punë nga gjysmëpërçuesit.  Deri para pak kohe Shtete e Bashkuara të Amerikës disenjonin dhe ndërtonin çipet më të shpejta në botë, por tani kjo po iu shket nga dora. Kina, e cila shpenzon më shumë para për importimin e çipeve se për atë të naftës, po investon miliarda për të arritur vendet e tjera në këtë fushë – një përpjekje e shfrenuar për të siguruar teknologjinë më të rëndësishme në botë. Në lojë është jo vetëm prosperiteti ekonomik i Perëndimit, por edhe superioriteti i tij ushtarak.

“Lufta për çipin” përshkruan historinë intriguese se si çipet e vockla prej silikoni arritën të përcaktojnë botën tonë, nga gjenitë shkencorë, që i shpikën, e deri te titanët teknologjikë, të cilët ngritën Luginën e Silikonit, nga fitimet që gjeneruan e deri te zyrtarët e Pentagonit, të cilët i përdorën për të revolucionarizuar fuqinë ushtarake.  Libri na zbulon peizazhin modern të gjysmëpërçuesve, ku konstruktohen çipet moderne nga komponentët elektronikë më të vegjël që janë prodhuar ndonjëherë, të gjithë për të mbështetur një industri me përmasa gjigante, duke përfshirë në mënyrë masive zinxhirët kompleksë të globalizuar të furnizimit në shërbim të disa prej kompanive më me vlerë në botë.

Siç tregohet te “Lufta për çipin” në mënyrë provokative, po  vjen ora e larjes së llogarive tani që Kina po përpiqet për të vendosur supermacinë e saj në fushën e gjysmëpërçuesve, ndërsa Shtete e Bashkuara dhe Perëndimi përpiqen ta pengojnë për të arritur këtë qëllim.
REVIEWS

“Truri i Miller-it punon si një çip kompjuterik për të cilat ai shkruan. Është i mbushur me qarqe marramendëse komplekse që rezultojnë në një qartësi xixëlluese. Historia që ka shkruar ai nuk është vetëm e mahnitshme, por edhe jashtëzakonisht e rëndësishme, e ngjeshur në stil dhe epike në shtrirje.”

Robert D. Kaplan Autor i bestsellerit The Revenge of Geography

 “Esencial për të kuptuar botën moderne. Me një rrëfim gjithëpërfshirës... Chris Miller na tregon se si bota e vënë në punë nga çipi është formësuar nga beteja konstante – mes novatorëve dhe teknologjive, mes kompanive dhe mes vendeve, dhe tani, ç’është dhe me rendësi kritike, nga gara e fuqive të mëdha midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.“

Daniel Yergin Fitues i çmimit Pulitzer, autor i The Prize and The New Map

 “E ardhmja e njerëzimit varet nga “lufta për çipin” midis dy ekosistemeve që konkurrojnë për të disenjuar dhe bërë mikroprocesorët më të avancuar. “Lufta për çipin” na jep perspektivën historike që na duhet në një kohë kur po intensifikohet rivaliteti kino-amerikan.”

Niall Ferguson Autor i The Politics of Catastrophe

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe408
ISBN9789928341860
Viti i Botimit2024
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
GrupmoshaMbi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiSokol Mici