Një superfurgon ngjyrë djathi, Stilton 2 Shiko më të madhe

Nje superfurgon ngjyre djathi, Stilton 2

Jeronim Stilton PE0091

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është numri i dytë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.

Më shumë detaje

3 Artikuj

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928124371

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH LIBRIT

Fëmijët do të argëtohen duke u njohur me karakterin e veçantë të Jeronim Stiltonit:

   ai është një personazh shumë serioz, por që përfundon gjithmonë në situata komike;

   ai është i gatshëm të përballojë shumë vështirësi në emër të drejtësisë dhe së vërtetës;

   ai është një personazh që nuk humb në asnjë rast, gjithmonë arrin t’i kthejë situatat problematike në favor të tij: ai gjithmonë fiton. Kjo i bën fëmijët të ndihen më të sigurt në vetvete.

 

Bota në të cilën jeton Stiltoni, reflekton botën reale dhe e përmirëson atë. Është një botë e lumtur, pa dhunë dhe pa luftëra. Humori, në librat e Jeronim Stiltonit, është një element kyç, sepse krijon një lidhje ndjeshmërie dhe bashkëpunimi me lexuesit. Të gjithë librat i përshkruan koktejli “humor dhe aventurë”.

PJESE NGA LIBRI

– Ç’është kjo? – belbëzova, i zënë disi gafil.

Ai u ngërdhesh dhe sërish ma tundi atë hartë para turiçkave. Këtë radhë u ftillova: ishte një hartë e Miushistanit.

– SHKUNDU, SHKUNDU, SHKUUUNDU, nipçe! – bërtiti. Pastaj shtoi tërë djallëzi:

– Vura re (more, po jam gjeni, s’ke ç’thua!) që nuk ekzistojnë udhërrëfyes turistikë të Miushistanit. Ah, MIUSHISTANI! Një vend krejt i panjohur, i virgjër e i pashkelur nga këmba e turistit! Pa mendo, nipçe, sa shumë udhërrëfyes mund të shesim, – pastaj u çor me sa i hante fyti, sa brofa përpjetë, i trembur.

– Tre milionë kopje! Dhe parashikoj që kopje të tjera do të vërshojnë lumë, kaq shumë do të kërkohen!!!

Ia ktheva, i trallisur:

– Gjysh, udhërrëfyes turistikë për Miushistanin nuk ka, sepse temperatura është DYZET GRADË NËN ZERO. S’ka frymë të gjallë në Miushistan, as pinguinë (që rrinë në Polin e Jugut, në fakt)..

                                                 

Të dhëna

Faqe143
ISBN9789928124371
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani