Cmim i reduktuar! Femra përballë pasqyrës – set me 3 libra Shiko më të madhe

Femra perballe pasqyres – set me 3 libra

Jennifer Baumgartner, Arielle Ford, Bob Merkowitz SET0004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Këtu femra nuk ndodhet e pasqyruar përballë vetevetes, por para të tjerëve; prandaj ky set mëson disa teknika të jetës së përditshme për imazhin e jashtëm, gjetjen e partnerit duke përdorur Ligjin e Tërheqjes dhe eksplorimin e mendjes së një burri. Këto tre libra janë për një femër zgjidhje të zgjuara për të kontrolluar me sukses mjedisin përreth.

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

2 520 Lekë

-10%

2 800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

RRETH SETIT

Bukinist e propozon këtë set për ato femra që duan të kontrollojnë vetveten në raport me të tjerët apo për ata që duan të bëjnë dhurata për femrat më të dashura. Pse jo, këto tre libra mund të jenë pjesë e gjetur në çdo bibliotekë. Seti përmban këto libra:

1. “Ti je ajo çfarë vesh” e Jennifer Baumgartner. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt online, me një klik, KËTU.

E keni pyetur ndonjëherë veten pasi keni parë dikë të veshur si mos më keq, Çfarë mund të mendojë ajo vallë? Përse vallë një vajzë që ka humbur shumë kile vazhdon të vishet përsëri me tuta që i rrinë tepër të mëdha? Përse një mama pesëdhjetëvjeçare duket sikur ka bastisur dollapin e vajzës së saj adoleshente për të gjetur një palë streçe dhe një minifund? Nëse mendoni se këta janë thjesht shembuj të njerëzve që nuk kanë haber nga moda apo janë apatikë ndaj stilit, jeni duke e nënvlerësuar kuptimin që kanë rrobat që zgjidhni të vishni. Veshja është pasqyrim i asaj që mendojmë dhe ndjejmë. Shpesh rrëmujat e gardërobave nuk janë gjë tjetër veçse pasqyrim i konflikteve tona të brendshme, që bulëzojnë në sipërfaqe.

2. “Sekreti i shpirtit binjak” e Arielle Ford. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt online, me një klik, KËTU.

Ky është një libër që iu mëson shumë rreth mënyrës së shfaqjes së dashurisë së jetës tuaj përmes Ligjit të Tërheqjes.

E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duhet për të takuar dashurinë e jetës suaj? A ëndërroni të gjeni një partner jete që do t’ju dojë, t’ju mbrojë, dhe t’ju adhurojë? Nëse mezi po prisni për shpirtin binjak, ky libër do t’ju tregojë se si të përdorni Ligjin e Tërheqjes që të përgatiteni në trup, mendje dhe shpirt, për mbërritjen e të dashurit tuaj.

3. “E vërteta lakuriq” e Bob Merkowitz. Vetëm këtë libër mund ta porositni direkt online, me një klik, KËTU.

Gjithçka që burrat nuk e thonë por që gratë duhet ta dinë. Mendja mashkullore është një territor i panjohur dhe pa mjetet e duhura, do të vazhdojë të mbetet po e tillë. Por tani gratë kanë mundësi që të mos vijnë më rrotull në errësirë!. Më në fund një libër që zbulon se çfarë ka vërtetë në zemrën dhe mendjen e burrave, por që nuk del kurrë nga goja e tyre

Të dhëna

VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë