I ri Shpata në shkëmb Shiko më të madhe

Shpata ne shkemb

Jeronim Stilton PE0186

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një klasik i letërsisë i përshtatur lirshëm nga pena e Jeronim Stiltonit. I mbushur me ilustrime të shumta me ngjyra! Gjithçka filloi me një shpatë misterioze Brenda një shkëmbi... Vetëm Arturi mund ta nxirrte dhe të bëhej Mbreti i Kamelotit. Bashkë me të, Merlini, Lanseloti, dhe tërë Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët do të përjetojnë aventura të jashtëzakonshme!

Më shumë detaje

45 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
Fletët293
ISBN9789928248275

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

Me “Shpata në shkëmb” Jeronim Stilton çel të ashtuquajturin “Cikli arturian”, ose “Ciklin breton” të rrëfimeve, që bazohet në një seri tregimesh dhe legjendash, të mbledhura duke filluar nga shekulli XII, të cilat kanë si protagonistë Arturin dhe Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët. Bëmat e tyre, në mbrojtje të më të dobtëve dhe përpjekjet e pareshtura për ngadhënjimin e drejtësisë zhvillohen në Britani, në mbretërinë legjendare të Kamelotit.

Bëmat dhe trimëritë e Arturit dhe Kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët nuk janë të panjohura për lexuesin e vogël, por në këtë cikël rrëfimesh ai do të thellohet më tej në botën magjike të Merlinit, magjistarit më të fuqishëm të botës, i cili mjeshtërisht përshkruan aventurat e kalorësve trima, magjistarëve, kështjellave të magjepsura dhe pyjeve misterioze.

Historitë e Merlinit i njohin vogëlushët me historitë fantastike që të çojnë në botën e Kamelotit, në zbulimin e personazheve të mrekullueshme të Arturit, Gjinevrës dhe Kalorësve të Tryezës së Rrumbullakët.

Magjistari Merlin e nis rrëfimin që me lindjen e Arturit, kalitjen e djaloshit dhe mësimin e rregullave të kalorësisë, takimin e parë të Arturit me Eskaliburin, shpatën e ngulur në shkëmb që vetëm kalorësi më bujar, më i ndershëm dhe guximtar do të ishte në gjendje ta shkulte nga shkëmbi. Vetëm ai ia doli ta shkulte shpatën fuqiplotë, duke u shpallur mbret i Britanisë.

Aventurat e Arturit, njohja me Gjinevrën dhe trimëritë e tij në mbrojtje të mbretërisë së Kamelotit, i mbështetur nga Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët, do t’i tërheqin së tepërmi lexuesit e vegjël, duke u shërbyer si mësim që falë këmbënguljes, guximit dhe mençurisë gjithçka mund të arrihet dhe se e mira do të ngadhënjejë gjithnjë mbi të keqen, sado tinëzare dhe e fuqishme qoftë.

 

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Fletët293
ISBN9789928248275
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani