Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes (7) Shiko më të madhe

Harry Potter dhe dhuratat e vdekjes (7)

Joanne K. Rowling BDI0088

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Harri për pak sa s'e lëshoi Topthin nga habia dhe emocioni. Hermiona kishte të drejtë. Gdhendur në sipërfaqen e lëmuar e të praruar, shiheshin katër fjalë të shkruara me një shkrim të imët dhe të pjerrët që Harri e njohu se ishte shkrimi i Urtimorit.Unë hapem kur mbyllem.Sapo i lexoi fjalët, kur ato u zhdukën përsëri."Unë hapem kur mbyllem... Ç'kuptim mund të ketë vallë?" Fragment nga libri

Më shumë detaje

435 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
ISBN9789994346202

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Libra të tjerë të serisë

Më tepër

Unë hapem kur mbyllem; është një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilat Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Dhe vetë kjo histori, për të arritur në fund, hapet me botë të reja, në të shkuarën dhe të ardhmen: hedh dritën e mrekullisë mbi hollësirat, personazhet dhe ngjarjet që kujtonim se tashmë u kishim shkuar deri në thelb, duke zbuluar të fshehta dhe kuptime të thella. Së bashku me Harrin, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vërtetën, kalojmë aventura në dukje të hetuara, përjetojmë sërish ndodhi të vogla dhe të mëdha, duke ndjekur fillin e përgjegjësisë që mblidhet dhe fitohet në një skenë me kthesa të papritura, humbje dhe ngadhënjime. Përfundimi, i fuqishëm dhe delikat, plot e përplot me dritë dhe ankth, të bën ta kapësh librin përsëdyti nga fillimi, që të mbyllësh edhe një herë rrethin e të panjohurave. Kurrë pikëpyetjet nuk kanë qenë kaq shumë; kurrë më parë si në këtë libër nuk përjetohet kënaqësia e një përgjigjeje, një përgjigje që flet shumë, kurrë më parë si në këtë libër J. K. Rowling nuk dëshmon aftësinë e saj të pafre që të çuditë lexuesit, të ushqejë një zjarr i cili, që prej dhjetë vjetësh, nuk rresht së magjepsuri.

Të dhëna

Faqe560
ISBN9789994346202
RedaktoriMariana Ymeri
Viti i Botimit2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAmik Kasoruho