Romani sjell historinë e vërtetë dhe të pazakontë të një vajze shqiptare në emigrim, që ka shpirtin e saj të mbërthyer në një ëndërr! Artan Mullaj, edhe në këtë roman e ka gjetur lexuesin e vet me mjeshtrin, thellësinë dhe pasionin e rrëfimit
Ky roman është ndër më të suksesshmit të këtij autori, prandaj vjen si një ribotim nga Mapo Editions
.. E tashmja është stacioni ku njeriu ndalon për tu mbushur me frymë, për të bërë përcaktime. Mirë a keq, parajsa është përpara. Zoti fshihet në retë e bardha të së ardhmes, dhe nuk duket asnjëherë. Prandaj nuk e takojmë kurrë sa jemi gjallë.