Subcategories
Harri është një djalosh, i cili dëshiron të bëhet magjistar. Atij i pëlqen shumë të zbulojë dhe shpikë marifete magjike, por fatkeqësisht nuk është shumë i talentuar. Ndërkohë, lepuri i tij çapkën, Bani, gjithmonë ia rremben me njëri-tjetrin. Harri gjithmonë sajon plane për të mbizotëruar dhe për ta përvetësuar sërish shkopin, por në fund të gjitha...
Me ilustrime të këndshme e shumëngjyrëshe, këta libra janë të përkryer për të mësuar që në moshë të hershme. Faqet mbështillen nga copë e butë, që i ndihmon fëmijët me prekjen. Përmes tyre ata mësojnë mjetet që lëvizin, kafshët, numrat dhe fjalët e para. Certifikuar për sigurinë nga BE. Libër me karton të plastifikuar
Një seri përrallash të rrëfyera: duke shtypur butonin e figurës që përkon me faqen, do të mund ta dëgjoni të rrëfyer atë pjesë të përrallës. Përralla klasike, të famshme e nga më të pëlqyerat, që mund t'ia lexoni ju, por që fëmijët mund t'i dëgjojnë edhe vetë. Zgjidhni mes "Tre derrkucët", "Pinoku", "Borëbardha", "Kësulëkuqja", "Liza në botën e çudirave",...
Seria “Miqtë e fermës” ju sjell gjashtë libra të këndshëm me forma e ilustrime gjithë ngjyra që të vegjlit tuaj mund t’i shfletojnë vetë. Historitë e shkurtra e gazmore do t’i ndihmojnë fëmijët t’i njohin edhe më mirë kafshët. Gjeni së bashku “Qenushi Roki”, “Kotelja Kiti”, “Pula Koko”, “Rosaku Pinpon”, “Miushi Moli” dhe “Lopa Mumu”. Certifikuar për...
Autorja ka përmbledhur përvojën disa vjeçare të veprimtarisë së kopshtarisë bashkë me fëmijët në këtë libër me 48 projekte për mbjelljen e kultivimin e bimëve.
Erdhi libri që u mungonte mësuesve dhe prindërve! Një libër emocionues dhe plot humor, i cili hedh dritë mbi jetën në klasë: çfarë ndodh në të vërtetë kur engjëjt tuaj të vegjël e të çmuar shkojnë në shkollë?!