Robin Sharma është një nga folësit profesionistë më të njohur në Amerikë dhe një yll në lindje në fushën e lidershipit dhe të përmirësimit të jetës, duke pasur audienca prej deri në 10 000 veta në seminaret e tij. Ai drejton një kompani të vetën të zhvillimit të lider- shipit, Sharma Leadership International, dhe ka ndarë platformat e fjalimeve me persona të tillë, si: Bill Clinton, Deepak Chopra, Richard Carlson dhe Dr. John Gray.
Librat e Sharma-s, si “Murgu që shiti Ferrarin” dhe “Udhërrëfyesi i madhë- shtisë”, kanë qenë në majat e listave të bestsellerve në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje në më shumë se 70 gjuhë.
Dua të “jem përdorur” mirë kur të vdes. Sepse sa më shumë punoj, aq më shumë jetoj. I gëzohem jetës për atë që është. Jeta nuk është qiri i shkurtër për mua. Ajo është një lloj pishtari i shndritshëm, që unë duhet ta mbaj për momentin në dorë dhe dua që të ndriçojë sa më fort që të mundet, përpara se t’ua kaloj brezave të ardhshëm.
Më në fund erdhi koha jote, ky është skenari yt.
MURGU QË SHITI FERRARIN është një tregim për avokatin e shkëlqyer Julian Mantëlli, të cilin mënyra e vështirë e jetës që bënte e çoi drejt një infarkti fatal, në mes të sallës së gjyqit mbushur plot me njerëz. Shkatërrimi fizik e çoi drejt krizës shpirtërore, e nxiti të mendonte për jetën e tij dhe të kërkonte përgjigjen e pyetjeve më të rëndësishme të...