Iliaz Fishta

Iliaz Fishta lindi në Shkodër, më 21 maj 1926. Në vendlindje, në Liceun e Shkodrës kreu studimet e mesme dhe pas çlirimit të vendit, në vitet 1946-1950 ndoqi studimet e larta në Institutin Ekonomik Financiar të Leningradit, ku u diplomua si ekonomist finance me rezultate të shkëlqyera. Pas përfundimit të studimeve u kthye në atdhe dhe punoi në detyra të rëndësishme shkencore në fushën ekonomisë, në institucione qendrore e lokale, duke kryer edhe funksione të larta organizuese e drejtuese, si në Ministrinë e Financave (1950-1953), drejtor i Drejtorisë së Studimeve më Komisionin e Planit të Shtetit (1966-1969), drejtor i Bankës së Shtetit në Shkodër (1969-1973), sekretar shkencor i Institutit të Studimeve Ekonomike dhe shef i seksionit të Historisë në këtë institut, dhe së fundi shef sektori në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave (1979-1991), derisa doli në pension.


Një nga punimet e tij ishte “Sistemi monetar e i kreditit në Shqipëri 1925-1944”, trilogjia për ndërhyrjen e kapitalit të huaj dhe politikat e saj skllavëruese për Shqipërinë 1925-1939 (vëll. I 1979, vëll. II 1989, vëll. III 1999); monografitë me bashkautorë “Gjendja ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve 1912-1944, prapambetja e saj, shkaqet dhe pasojat” (1983) etj.


Prof. Fishta ka qenë ideator, organizator e drejtues në shumë projekte e studime shkencore individuale e në grup, që kanë nxitur e ndihmuar shumë studiues të rinj në punën e tyre kërkimore shkencore. Për afro 25 vjet, prof. dr. Iliaz Fishta ka qenë zëvendëskryeredaktor i disa revistave shkencore si “Ekonomia Popullore”, “Probleme Ekonomike”, “Studime Historike” dhe anëtar i këshillave shkencorë të Institutit të Studimeve Ekonomike dhe të Institutit të Historisë të Akademisë së Shkencave.

Lista e librave të autorit

Showing 1 - 1 of 1 item
  • Quick view
    2 000 Lekë Out of stock

    Ky libër i drejtohet në radhë të parë lexuesit të interesuar për historinë e ekonomisë së Shqipërisë, por mund të lexohet edhe nga personat që kanë interesa të gjëra, në fushat e ndryshme të zhvillimit të shoqërisë. Studiuesit, ekonomistët por edhe studentët kanë mundësi të kuptojnë më mirë jetën e Shqipërisë në gjysmën e parë të shekullit të XX por edhe...

    2 000 Lekë
    Add to cart More
    Out of stock
Showing 1 - 1 of 1 item