Catalog
Subcategories
Përmbledhje e përrallave dhe fabulave të lezetshme për filloristët.
Libri është një rrëfim me përmbajtje të jashtëzakonshme për shkurtabiqin Karlson dhe shokun e tij, Picirukun.
“Djemtë e rrugës Pal” është libri që mbetet përgjithmonë në zemrën e një lexuesi. Ky klasik i letërsisë botërore për fëmijë e të rinj, që mund të lexohet pa drojë edhe nga të rriturit, vazhdon të jetë pjesë e bibliotekave për breza me radhë. Ai botohet e ribotohet për të qarkulluar ndër duar lexuesish që dashurohen me personazhet kryesore dhe bëhen pjesë...
Nje personazh i ri dhe i paharrueshëm bëhet pjesë e galerisë së Luis Sepulvedës. Një tjetër histori e pashlyeshme, që na meson të rizbulojmë kuptimin e humbur te kohës.
Në vëllimin “Andrushi”, autori i ri Flori Kasaj na sjell një personazh të ri, tepër simpatik, ketrushin Andrushi, një personazh që shkrin veçoritë biologjike të bukurisë dhe shkathtësisë me veçoritë etike të guximit dhe dashamirësisë. Personazhi di të luftoj për mbijetesë, që zotëron edhe tiparin e solidaritetit ndaj mikeshës së vet Andrina, me të cilin...
Një paketim me tetë libra të vegjël për fëmijët të cilët sapo kanë filluar te mësojnë fjalë e para.
Librin e shumëpritur nga mamat e fëmijëve 2 deri 5 vjeç i autores amerikane Emily Winfield Martin kryeson sot listën e librave më të shitur dhe më të vlerësuar në botë.
Shigjeta e Kaltër, treni-lodër i mrekullueshëm, i ekspozuar në vitrinën e Befanës, tërheq vështrimin e Françeskos së vogël, i cili shet karamele në një kinema dhe nuk do të ketë kurrë paratë për ta blerë. Por, edhe lodrat kanë zemër dhe natën e 6 janarit hipin në trenin-lodër, duke nisur kështu një udhëtim të rrezikshëm, për të shkuar te fëmijët që i...
Aventurat, sfidat dhe ëndrrat e tetë adoleshentëve me një pasion të madh: futbollin. Ilustrimet janë realizuar nga Stefano Turconi
Pema habitet që pylli i saj i besueshëm është i frikshëm për vajzën. Ndaj e shoqëron të voglën deri në buzë të pyllit. Po ç'lloj bote fillon aty? Përbindësha që peshtyjnë tym, uturima dhe ajër i rëndë!
Libri "Kapitenia Rozali" rrëfen historinë e një vajze të vogël të mbërthyer në trazirat e luftës. Ajo përfaqeson përvojat e mijëra fëmijëve, baballarët e të cilëve kanë shkuar në front, ndërsa nënat detyrohen të punojnë, shpesh në fabrika, për të plotësuar nevojat e tyre. Megjithëse e vogël, Rozalia është plot imagjinatë, për shkak edhe të peshës së...