Një libër i shkruar me mjeshtri dhe shtjellon tematika të ndryshme të nxjerra nga rrëfimet kuranore. Konsiderojmë që libri pasuron përkthimet në gjuhën shqipe mbi teologjinë islame.
Një vështrim mbi arsyen dhe racionalitetin, statusin dhe funksionin e tyre në qytetërimin perëndimor dhe në atë islam; një këndvështrim krahasues mes këtyre dy makro-botëkuptimesh. Një analizë mbi arsyen e udhëhequr nga racionalizmi modern, i cili ka tradhtuar natyrën e vet, duke prodhuar dije deduktive sasiore, të shkëputura nga mendimi moral.
Trajtesë interesante për marrëdhënien midis letërsisë e besimeve fetare dhe prapavijës ideore të disa letrarëve në periudhën komuniste në trojet shqiptare.
Aktualiteti dhe mundësia e ringjalljes së nacionalizmit shqiptar është tema që diskutohet në faqet e këtij libri.
Nxjerrja në dritë e shkrimeve të rilindasve tanë përbën synim madhor për shtëpinë tonë botuese. Ky libër është paralajmërim për botimin e veprës së plotë të Sami Frashërit, që Logos-A do tia ofrojë lexuesit vitin e ardhshëm.
Një libër mbi traditën e pasur intelektuale dhe shpirtërore e Islame, që shprehet përmes tre figurave të botës islame, veprat e të cilëve kanë lënë gjurmë të thella në studimet qytetërimore. Shkollat e tyre, ndër më të rëndësishmet, në tërësinë e tyre demonstruan një aspekt shumë domethënës të intelektualitetit islam, duke shpalosur horizonte që kanë...